Zbatimi i Reformës në Drejtësi, duke miratuar shtatë ligjet prioritare, do të trazojë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë fshehur paratë e korrupsionit dhe krimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë, shtatë institucione të shtetit shqiptar do të bashkëpunojnë me autoritetet partnere amerikane dhe evropiane, për të identifikuar dhe më pas konfiskuar, paratë e pista të pushtetarëve shqiptarë, të fshehura në bankat e huaja. Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për Vetingun, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët. Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale.
Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore si dhe në nenin 19 të Konventës së OKB-së, kundër Krimit të Organizuar Transnacional (“Konventa e Palermos”. Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet. Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave.
Institucionet
Për gjurmimin e parave të pista të fshehura në parajsat fiskale do të angazhohen, sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe shërbimet informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror. Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristët, përkthyes si dhe nga hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, raporton Shqiptarja.com.
Kontrolli
Fillimisht, prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit. Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive. Ndërkaq, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-t, për qëllimet e rivlerësimit, kërkon nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me ta, ose dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror do të hartojnë një raport për vërtetësinë e deklaratës së pasurisë për kandidatët për punonjës të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Prokurorinë e Posaçme apo në Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo procedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.
Aksesi
Po ashtu, ILDPKI mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët me kërkesën e tyre, kanë të drejtë të konsultojnë, kopjojnë ose hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.
7 strukturat
Prokuroria e Posaçme
Byroja Kombëtare e Hetimit
Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Shërbimet informative, SHISH
Ministria e Drejtësisë
Pastrimi i Parave
Sipas projektligjit për institucionet anti-korrupsion Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave informon Prokurorinë e Posaçme për instrumente, të ardhura ose pasuri, për të cilat kanë ardhur në dijeni në çfarëdo mënyre. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që ka mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryen kontrollet e nevojshme me qëllim të vërtetimit të ekzistencës së këtyre transaksioneve.
Detyrat e ndërlidhësit
Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjerë dhe organizatave ndërkombëtare;
Cakton anëtarë në organet e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshjeve për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale ose përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, ose në një ose më shumë shtete të tjerë;
Lidhur me hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimeve të Përbashkëta mbikëqyr zbatimin e rregulloreve të brendshme dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me dobësitë e identifikuara dhe çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër ose përfaqësuesit e tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente.
Merr kërkesat e shteteve të tjerë për të bërë hetime të posaçme për çështje penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale, të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale;
Në rastin e veprimeve veçanërisht urgjente, për kryerjen në mënyrë të pavarur të të cilave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë të autorizuara organet kompetente të shteteve të tjerë, bazuar në marrëveshje të posaçme, mbikëqyr këtë veprimtari, duke vëzhguar që organi kompetent i shtetit tjetër të mos shkelë paprekshmërinë e banesës ose të drejtës për liri personale e dinjitet të personit. Pas ndërmarrjes së këtyre veprimeve, i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit.
Keto jane broçkulla …
Do te godasin vetem ate qe nuk do te nenshtrohen … te tjeret do punojne urte, ashtu si do ti urdherojne se e kane “dosjen plot”.
..s,besoj se eshte shaka…,por as edhe e vertete!!
Ka 25 vjet qe ne kete vend nuk administrohet asgje. Dhe rrumpalla eshte kthyer ne ligj. Ketu njeriu vritet si mizat, pasuria meret me nje firm te gjyqtarit, me lek. Puna ghendet me lek, vota meret me lek, deputet mund te behet kushdo qe ka lek, vajzat Jane marre nga te fortet dhe Jane shitur per lek, biznese kane ngritur ata qe kane zaptuar pronen e tjetrit Duke paguar lek. Gjithe katraura eshte bere per lek dhe permes lekut.
Ka ardhur koha ti jepet fund kesaj menyre jetese, dhe te punojme e sillemi si qytetar European. Dhe Loja filloi me reformen. Dhe kjo do arrihet me ndihmen e perendimit. Ne e treguam veten per 25 vjet, qe s’ bejme dot shtet ligjor, po shtet hajdutesh. Kjo eshte kultura jone, prandaj dhe disa nuk besojne ne projektet e shba- be. Do ta shikoni dhe do bindeni qe ata e kane seriozisht e do Na bejme shtet si te tjeret.
Berja e shtetit demokratik shqiptare fillon Tani.
Dhe Ed Rama ka thene dikur : “do jua Zbrasim xhepat”.
Dhe koha erdhi.
Dale dale se s’keni pare gje akoma”.Keshtu i do mushka drut.Shteti e detyron lepurin te hipi vet ne QERRE.Le te ulurij Saliu;luli e Likja sa te doi.Do te doja qe Rama,Lu e Vlahutin te ishin ne keto detyra 100 vjet
O Mete na hengesh mune
Se ti s je per kete pune
O idiot e bir idioti
Ja ke futur fare koti
Ai Rama kelyesh krimi
Do te shkoj ne burg i pari
Pas ati dhe Sali trrimie
Me te dhe Like gomari
Kurse ti o komunist
Mbaji lottet se tu derdhe
Do te hipsh lart ne plist
Nga posht do e ndiesh te kredhe.
Nuk e besoj se jaan brockulla, se kta zogj kurvash me qendrimin e tyre ju a ben borxh edhe gomereve e jo ma amerikaneve dhe evropianeve ! slan pisllik e ndyrsillik me sjelljen e tyre qe nuk din me ke ti krahasosh ! E qelben dhe po e qelbin akoma e nuk besoj se do kaloj keshtu leht ky qendrim ! Tju a shkerdhejn te kaluaren ,te tashmen dhe te ardhmen e kan pak kta qelbanik mocalesh e ishalla ju vjen fundi me ne fund se i kan borxh te madh ktij populli te dhunuar e te vuajtur ! Megjithate ka vend per rezerva se kemi par e hequr shum se ne fund te fundit ,ne duhet ta nxirnim gomarin nga balta e jo ata qe nuk kan provuar dhimbjet tona !!!
Te ka Jari shpirt,
Te ka Llalla xhan
Te ka Gjoni zemer
Keta te tre kush i can?
Kusur most ju lini. Fillongley qe nga Salford qene me oborrin e Deri take it funding news pushtetanus. Let te marred frame kyle popular. Vex levizni Pak shpejt see Dhalla u be spurred. .
ka nje ditar manual per 26 vjet deme te buxhetit,nga tenderat, koncesionet, tatimet, doganat,
dhe nuk u arketua asnje lek, nga vjedhesit,
fitore e shqiptareve
ndaj babezise se mbeshtetjes se politikes 26 vjecare,
qe shkateroji, shiti, vodhi dhe vet u pasurua,
ne kurriz te nje populli pa pune, te nje rinie pashprese , te nje pensionisti qe me veshtiresi blen ilace e buke…
u zbatofte ligji per te gjithe
mirenjohje B.E e SH.B.A.
lpazari agron llakes bashke me portokalline qe sot e tuje do kete material sa te duash qe te gajaset populli sunit morrack I alanistanit
Koha do të jetë treguesi më i mirë nëse SH.B.A./B.E. do të triumfojë kundër K.O.S.S.(KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR)…
Po normal tashti nuk mban kosi uj ma,ishalla jo vetem pasurit me u sekuestruar por me u shkerdhye te part e te mramt ktyre hajduta kriminela shkerdhta te qelbur
O shqiptare qe skeni nxjerre mesime nga jeta,qe u ka sunduar kush ka dashur e sa ka dashur ,qe jeni servile e partizane te atij qe eshte ne pushtet,qe kundershtoni e nuk lini gje pa thene per sundimtaret tuaj vetem pas vdekjes ,qe nuk keni hequr e as zgjedhur kurre me vullnetin tuaj pushtetaret qe ju kane drejtuar,mos u gezoni kot,jo me kot reforma u votua nga te gjithe deputetet,asnje qe ka votuar reformen nuk do te denohet do te trajtohen si bashkepunetor te drejtesise.Ligjet si gjithmone behen per fukarain,pushtetaret i kane mbyllur me procedure,per to kjo reforme nuk do te kete fuqi prapavepruese,qe do te thote se vetem per ta hyn ne fuqi nga tani e ne vazhdim,eshte bere ceshte bere per to nis nga zero.