Janë tensionuar skajshëm marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së por liderët e këtyre dy partive po përpiqen ta mbajnë të fshehtë. Deklarata e djeshme e deputetit socialist, Pandeli Majko e konfirmon tensionin midis PS-së dhe LSI-së. Ai tha se është koha të ridiskutim të koalcionit.
Mënyra se si u përdor reforma në drejtësi nga të dyja palët, kryesisht nga krerët e dy partive PS dhe LSI, ka shkaktuar një të çarë të madhe në raportet mes tyre. Tashmë është fakt se deklaratat e dy liderëve për proçesin e reformës në drejtësi kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë në kahje krejt të kundërta.
Qysh në nisje të procesit të hartimit dhe më pas miratimit të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama, përdori një gjuhë arrogante ndaj opozitës por edhe ndaj aleatëve të saj, kryesisht LSI-së. Duke i pozicionuar si ata që kanë frikë nga reforma në drejtësi, Rama është përpjekur të bëjë një ndarje të madhe mes tij dhe Ilir Metës. Edi Rama është përpjekur të distancohet kaq shumë, qoftë nga Ilir Meta, qoftë nga ish-kryeministri Berisha apo nga pasardhësi i tij në krye të PD-së Lulzim Basha, duke u vetpozicionuar si njeriu që e do reformën në drejtësi. Me pak fjalë ai na ka thënë se:
Pa marrë në analizë se sa qëndron kjo që ka pretenduar Rama, një gjë është e sigurt se në qoftë se Berisha, Meta, Basha e të tjerë që iu shkojnë pas, preken nga reforma në drejtësi, të njëjtin fat do të ketë edhe kryeministri Rama dhe njerëzit e tij, pra ministra e drejtues institucionesh që mund të jenë përfshirë në korrupsion. Ndaj dhe negociatat deri në miratimin e reformës ishin shumë të vështira. Ato nxorën në pah një marrëdhënie të re mes Ramës e Metës, e tensionuar dhe me mungesë të theksuar besimi. Është parë kjo në deklarata e secilit, në lëvizjet poltike që ka ndërmarrë secili prej tyre, kryesisht në muajin e fundit para miratimit të reformës në drejtësi. Nëse Rama shfaqej arrogant dhe “i pamëshirshëm” ndaj atyre që shfaqen sensibël përballë reformës në drejtësi, Ilir Meta u përqëndrua tek konsensusi me opozitën duke i dhënë kështu vetes disa kredite të cilat nuk është se po i njihen kaq shumë. Në këto ujëra qëndrimesh të dyshimta dy liderët e mazhorancës u shfaqen disa herë në momente kritike ku dukej se koalcioni do të prishej nga çasti në çast.
Përfshirja intensive e Metës në negociatat e orëve të fundit, deri në miratimin e reformës në drejtësi u duk se i sheshoi pak gjakrat e nxehta mes dy palëve. Megjithatë tensionet mes tyre nuk pushuan asnjëherë, veçse pati një marrëveshje të shkurtër për të mos i reflektuar ato në publik. Kësaj marrëveshje nuk duket se po i qëndrojnë “çerrat” e politikës rreth Ramës e Metës.
Në lojë kanë hyrë “kalamajt” e dy palëve. Sekretarja për rininë në PS-së Elisa Spiropali, e njohur për “thënie filozofike” ka nisur një betejë të drejtpëdrejtë kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ajo është shfaqur me disa mesazhe në facebook, me sulme të tërthorta duke lënë të kuptohet se ka shumë për të thënë kundër Metës por si thotë dot se pse nuk e lë partia, nuk e lë Rama. Nuk ka asnjë shans që Elisa apo kushdo tjetër të dalë e të thotë a të shkruajë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër Metës apo kujtodo tjetër, pa marrë lejë nga Rama. Pra Rama ka folur me gjuhën “filozofike” të Elisës.
Nuk ka vonuar as përgjigja e “kalamajve” të Metës. Nënkryetari i forumit rinor të LSI-së i ka kujtuar Elisës korrupsionin në Dogana për rreth një vit që ajo e drejtoi.
“Elisa s’është më drejtoreshë, dha dorëheqjen për arsye ‘patriotike’, s’ka ç’të të vjedhi më tani!”, shkruante ndër të tjera Klevis Pojana, kreu i LRI-së, forumi i të rinjve të LSI-së. Është akuzë shumë e rëndë të cilën, kryetari i LRI-së, në asnjë rast nuk do të mund ta bënte pa marrë lejë nga Ilir Meta. Pra Meta ka folur me gjuhën gjithashtu “filozofike” të nënkryetarit të LRI-së Klevis Pojana.
Pas Pojanës Elisa foli prap. Në një intervistë për “Ora News” ajo pyet Ilir Metën për kë e ka fjalën: Konsensusin i cili u arrit pasi SHBA deklaruan se do të vendosnin në listën e zezë të zyrtarëve të korruptuar ata që nuk e votonin?! Apo konsensusi i cili u arrit pasi u thye muri i votave nga PD dhe disa deputetë të ndërgjegjshëm të opozitës, si zonja Bregu, zoti Selami e të tjerë do të jepnin pro reformës?!”
Sipas Elisës, Ilir Meta nuk ka asnjë rol në këtë histori dhe se ka qënë i detyruar të pranojë reformën në drejtësi. Pra Rama ia ka dhënë përgjigjen Metës për të gjithë protagonizimin që ai është përpjekur të shfaqë këto ditë pas miratimit të reformës. Rama përmes Elisës i ka thënë Metës se ky nuk është konsensus, por një votë e detyruar për reformën në drejtësi.
Në lojë kanë hyrë edhe të tjerë, një prej drejtorëve të rëndësishëm të Metës e ka sulmuar shumë ashpër Elisën pasi ajo sqaroi çfar është konsensus e çfar jo.
-Thjesht, mjerane!!! Klevi Pojana rrjedh nga nje familje e majte tradicionale, patriote, e ndershme dhe me dinjitet. Zgjedhjen e tij në politike, e bëri me bindje dhe me zemër dhe jo i imponuar nga honorare të fëlliqta interesash të çfaredollojshme…”, shkruan Dritan Ylli.
Ditët në vazhdim priten të tjera reagime në nivele të ndryshme të politikës së mazhorancës, poshte “çerrave” apo lart tyre… (siç ishte edhe deklarata e Majkos), për të mbërritur ndoshta në një moment kur kryetarët e dy partive edhe mund të flasin vetë. Deri atëherë vazhdon merkato e deputetëve sepse, që të dalësh të flasësh qartë e hapur duhet ti kesh mbi 71 vota. Me sa duket pjesa gri e kuvendit nuk ka vendosur ende./ 27.al
Luli dole Bllof, mos u nxito ose thellohu. Dalja e LSI nga koalicioni eshte vetvrasje e LSI.
Sa me shpejt te zhduket LSI-ja nga skena politike.Nje bande e neveritshme interesaxhie e felliqur ?
Luli dole Bllof, mos u nxito ose thellohu. Dalja e LSI nga koalicioni eshte vetvrasje e LSI.
Politika shqiptare, sot, nuk eshte me shqiptare – por – nderkombetare.
Ku eshte qellimi i shkrimit ti japim Ilir metes medalje apo te miratohet ligji per refomen zgjedore.
Dritan Prifti ka nje vidio tjeter Ku cfaqet Monika me ze dhe figure duke mare canten plot me euro. Kjo cante do beje qe Llile hajduti familjarisht Te haje gjelin e vitit Te ti tek 313
Nuk na ke thene gje. Ke mbajtur vetem anen e Metes. Me nje llogjike te thjeshte gjithe shkrimi yt i bie ne uje. Ti thua qe nese Meta, Berisha dhe Basha preken nga reforma ne drejtesi, te njejtin fat do te kete edhe Rama.
Une nuk them se Rama eshte qelibar, por ne rast se do te ishte si te tjeret, reforma ne drejtesi nuk do te duhej fare, ose do te kalonte bute bute si neper gjalpe. Fakti qe pati gjithe ate zallamahi tregon se dikush ose disa i friksohen reformes si djalli nga temjani.
Jane disa çeshtje te mprehta qe kjo drejtesia arnautçe nuk i ka zbardhur: Rruga e Kombit, 21 Janari, Gerdeci, tentativa e shitjes se detit etj etj.
Atehere kush ka frike nga reforma ne drejtesi?!
Meten futeni ne burg me medaljen e konsesusit ne gjoks
Partia LSI me METEN duhet shkrire dhe zhdukur nga skena politike sepse eshte parti qe ben koalicione per interesa personale dhe kur merzitet iken duke shkaterruar qeverite dhe destabilizuar situaten politike-ekonomike ne SHQIPERI.
II
Kjo parti gjithmon krijon “ngerrce” ne ecjen perpara te SHQIPERISE.
II
Nese eshte e vertet, kete rradhe Europa do t’a largoje nga partite internacionale dhe do mbetet vetem pa asnje maredheni me Nderkombetaret.
Konsensusi i Like Floririt, hajdutit me çizme e me bllok në dorë, do të thotë që “duhet të bëjmë siç thotë Saliu i Viçidolit”. S’ka faj Likja, Sali Krimineli e shpëtoi nga burgu duke i urdhëruar gjingjonërat e tij nëpër gjykata që të thonë se “mungon fakti” edhe kur fakti ishte në videoskandalin e Likes, me figurën e me zërin e Likes.
Dridhe Like, o kancer i Shqipërisë!
EDI RAMA,eshte njeri i pakorruptuar.Ai nuk ka vjdhur e vrare si Sali Berisha.Me thoni cilin ka vrare Rama deri sot? Kurse Sali Berisha e Lulezim Basha jane te kredhur ne lumin e gjakut te shqipetareve te pafajshem. Viti 97,Gerdeci,21 Janari,pa permendur vrasjete Azem Hajdarit,Kosta Trebickes Fatmir Xhindit,Sokol Olldashit,etj etj qe jane shume.Per kete arsye Berisha dhe Basha nuk e duan reformen ne drejtesi.Prandaj Rama eshte i paster.Ate, duan ta perlyejne ata qe kane bere krime,per te mos ngelur vetem.
Nese shkon ne burg Like Floriri,Sali Killeri dhe Lulzim Deti kjo do te thote se ne burg do shkoje dhe Rama??Edhe nese nuk ka kryer krime dhe vjedhje??Cfare logjike perdor kjo pule budallaqe qe ka shkruar artikullin??Kerkoj ndihme nga komentuesit.Nuk Po kuptoj logjiken e artikull-pule-shkrueses!!
O Mero bytha!
Pse nuk shkruan per drogen e Tepelenes?
O surat bythe, mender gazetar I gazetes qe nuk I hapen linkat, pse nuk thua si e ka organizuar shteti mbjelljen dhe trafikimin?
Pse nuk flet per publicitarin dhe cetat e Tahirit ne jug?
Kjo tregon qe je gazetari i Termet Picit…ushqehesh prej tij
EH Luli,,,Luli e nxore koken edhe ti,,,e paske ngrene edhe ti lugen me corbe te qelbur,,. Meta nuk e donte reformen ne drejtesi qe ne fillim kur deklaroi me djallezi,,,jam pro po bashke me Berishen,,duke e ditur qe berishianet nuk e donon reformen se benin auto burgosje. Iliri i korruptuar deri ne palce perdori lulin e vocerr,,,kembengulja per 140 vota ishte grahma e fundit per te shpetuar veten,. Zgjedhja e disa institucioneve te rendesishme te vendit eshte bere me 71 vota dhe askush nuk foli per domozdoshmeri konsensusi. Palacolleqet e Metes nuk kane te sosur,,dhe populli keto i di po e keqja eshte te disa gazetaruc si kjo qe mbrojne llumin politik dhe jo interesat e popullit duan te shperndajne tymnaje. Me sa duket e kane shitur prapanicen shume lire.
po dole prape ti moj luljete. nuk te mjaftoi emisjoni I deshtuar (qe sajove me ate juristin e leshit, clirim gjaten 10 dite para miratimit te reformes) me titullin: perse deshtuan nderkombetaret ne reformen ne drejtesi.
tani pas deshtimittend me reformen, paske dale te mbrosh Rosinantin ilir meta te cilin e rren mendja se do kullosi akoma livadheve me bar te njome.
sido qofte, po qe se te paguajne mire shkruaj mos e caj bythen, mer ca para se s’para vine shpesh keto raste.
sa per reformen, liu, lulka dhe likja nuk kane me cbejne.
cka eshte vendosur ne washington dhe berlin do vihet ne jete.