Koalicioni PD-LSI? Një ndryshim fatkeq për shqiptarët!

29 Korrik 2016, 18:20Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Pas afrimit të PD-së me LSI-në të përforcuar me miratimin e reformës në drejtësi, disa deputetë të partisë më të madhe të opozitës po ndihen më të lehtësuar për të folur për një koalicion të ardhshëm mes dy partive. Ditët e fundit, në shumë nga mediat vendase janë parë deklaratat e disa prej të zgjedhurve të selisë blu që i bien ndesh betimeve solemne të Lulzim Bashës: “Sa të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të ketë kurrë koalicion me Ilir Metën”.

Natyrisht, PD-ja është në të drejtën e saj të vendosë që ta ftojë apo ta rrefuzojë partinë e vogël të së majtës. Është gjithashtu legjitime që demokratët të vendosin në liri të plotë për rrugën dhe mënyrën që do të zgjedhin për tu rikthyer në pushtet.

Por, nëse ata e arrijnë këtë me anë të LSI-së, vërtet kjo nuk do të prekte legjitimitetin,  por nga ana tjetër do të cënonte ndjeshëm lirinë e zgjedhjeve në këtë vend.

Dhe për këtë arsyeja nuk është e vogël.

Plot tre vite më parë, me koalicionin e 1 prillit, Ilir Meta shërbeu për një ndryshim amoral të pushtetit në vend. Opozita e Ramës, megjithëse nuk kishte lënë akuzë pa ngritur, nga ato për vjedhje deri tek ato për vrasje, kundër qeverisë Berisha, nuk arriti të marë asnjë deputet më shumë. Ajo u tregua e pazonja ti bindte shqiptarët se meritonte një shumicë të qartë. Kështu megjithëse u fol shumë për 1 milion shuplakat, për dënimin e një qeverisjeje arogante, të keqe dhe të koruptuar, ndryshimi i pushtetit ndodhi me një “puç” politik. Ai mund të interpretohet qartë si kalimi i një pjese të qeverisë me opzitën, që solli edhe rokadën e madhe të 23 qershorit.

Se ç’polli ky ndryshim dhe të gjithë ata që e besonin tre vite më parë tani e kanë të qartë. Ai katapultoi një pjesë të ministrave nga një kamp në tjetrin, ruajti paprekshmërinë e së njëjtës kastë, riciklimin e të njëjtëve biznesmenë dhe vazhdimin e një pjese të koncesioneve. Rilindja nuk bëri dot një revolucion, ajo thjeshtë u bë zgjatimi i një dështimi.

Tani të gjithë e kanë të qartë se si mund të jetë një ndryshim i ri pushteti falë një rokade të re të Ilir Metës, nëse ky i fundit vendos të kalojë me PD-në. Gjithçka që do të prodhohet do të jetë thjeshtë vazhdim i agonisë.

Por problem i këtij ndryshimi imagjinar pushteti, që nuk po paraqitet më si tabu as nga PD-istët, nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e së njëjtës elitë politike, mediatike dhe financiare, në dëm të të gjithë shqiptarëve.

Ai është më i madh sesa kaq. Ai ka tëbëjë me prekjen e thelbit të sistemit tonë demokratik. Sepse ai zeron dhe bën të pavlefshme votën masive të elektoratit. Nëse kjo skemë zbatohet në mënyrë të përhershme nuk janë më zgjedhësit që vendosin, por thjeshtë kapriçot e Ilir Metës.

Në 2013 LSI, nuk u largua nga koalicioni me Berishën, sepse ky i fundit vodhi, vrau apo u prish me perendimorët. Ai u largua se lideri historik i PD-së e talli keq për zgjedhjen e presidentit, nuk e pyeti fare për emërimin në ShISH dhe as nuk i la dorë të lirë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për të njëjtat arsye aspak parimore, LSI mund të largohet edhe nesër nga Rama: jo sepse ky i fundit ka lëshuar ministrat si qenë kusarë nga zinxhiri, jo sepse ai po tallet me Shqipërinë si me një telajo eksperimentale, jo sepse ai po bën ndërtuesit e kamur gjithnjë e më të pasur dhe po mbush burgjet me të margjinalizuar gjithnjë e më të varfër. Nëse Ilir Meta e mbaron kohën e dashurisë me PS-në, ai do ta bëjë këtë me frikën e atij që i kanoset goditja nga prapa shpine, me makthin e atij që ndihet i spiunuar në Uashington dhe Bruksel, me grykësinë e atij që në mes të shllafarisë nuk i japin aq sa i duhet.

Në një ditë të ardhshme gënjeshtrash ai mund të shpallë se kontrata mbaroi dhe të ndryshojë kamp duke përsëritur kështu një precedent anti demokratik: atij që shijon frytet e pushtetit dhe në fund nxiton të votohet si opozitë.

Një gjë e tillë ishte frytëdhënëse tre vite më parë për Ramën. Ajo mund të rrezultojë si një dhuratë e papritur nesër për Bashën.

Por, një ndryshim i tillë pushteti është fatkeq për shqiptarët. Ai bën që pjesa me pragmatiste, më klienteliste dhe më pa aspirata e shoqërisë të vendosë për të tërën. Ai krijon paradoksin absurd se sa do që të lirë të shkojnë në zgjedhje shqiptarët, përsëri në pushtet do të kenë Ilirin.

Dhe se si janë qeverisjet me Metën, tanimë e dinë të gjithë. E panë me Berishën e dytë dhe Ramën e parë.Lapsi.al

18 komente në “Koalicioni PD-LSI? Një ndryshim fatkeq për shqiptarët!”

  1. Dinamovit says:

    Ne fillim shrkimi i Zhejit tani i kunderpergjigjet Shkullak Bushati…me konspiracione e brockulla te njejta.
    Cfare nuk bejne gazetarucet e sotem per klikime…po nuk kane faj,ato u japin buken.

  2. kombi says:

    DMTH META ESHTE MAJA E OLIMPIT . KY POPULL ESHTE BUDALLA QE I JEP VOTA DY PARTIVE KURVA .

    1. mirel says:

      Dale se s’e kane marre vesh njerezit akoma, pavaresisht se u vrane e u gjakosen per Meten.
      Nga inati persekutojne Bushatin.
      Si i thua ti kesaj, se per mua eshte debilizem.

  3. andromeda says:

    Ky birbo i thjeshton punët dhe bën hesape koalicionesh, por nuk thotë kurrë se ajo PD e tij e zemrës me bacën në krye e Lulin e voc’r nga pas dhe LSI e Metës bashkëqeverisës për tetë vjet, kanë disa llogari të pashlyera me shqiptarët, dhe se shqiptarët mezi presin të bëhet reforma që më pas këta zullumqarë, që kanë mbi shpinë një mal me mëkate, të japin llogari. Ky ende se kupton, ngaqë e ka rrezen e shikimit shumë të shkurtër, se primare për çdo gjë është kjo dreq reforme. Si duket merret me zgjedhjet e parakohëshme që të zvoglojë gravitetin e reformës. Natyrisht paguhet mirë për këtë qëllim.

  4. vjola says:

    Kete here ke te drejte

  5. pidhari says:

    ruj grune andush,ruj grune!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. capi says:

    Meta nuk leviz nga qeveria, sepse nga pas i vjen mandat-mavria.
    Stabiliteti i Shqiperise, qeverise aktuale, edhe vazhdimi i saj pas 2017 jane nevoje, domosdoshmeri per garantimin e vazhdueshem te sigurise bashkekohore te BE, SHBA ne Ballkan, Europe e me gjere. Nuk ka, dhe nuk ka patur ne keto dekadat e fundit, kryeminister me te mire se Edi Rama per nderkombetaret, edhe per shumicen e shqiptareve te Shqiperise. Ja, per shembull, e ben dot ti Bushato vezen e Rames? Gjalle ne bote jo. Po Zheji? Hahaaaaa.
    Kjo eshte, me pak fare fjale. edhe aresyeja e kembenguljes te BE, SHBA per berjen domosdoshmerisht, dhe shpejt, te reformes ne drejtesi. Pse nuk u kujtuan BE, SHBA ne keto 25 vitet e fundit, qe shkuan pa u ndiere neper shalet e shqiptareve? Sepse BE, SHBA e shihnin boten ndryshe. Nen thundren e tyre. Po doli se Rusia, Turqia, Kina, Italia, Japonia, India, Brazili etj., nuk e ruajne me pallen, aq fort sa me pare, per BE dhe SHBA. PO Brexit. Asgje me shume: o lele te shpetoj bythen time anglosaksone! E zgjata shume, po: eshte koha kur po mblidhen rripat ne Amerike dhe BE per te siguruar sa me shume aleate besnike ne bote, dhe tregje po ashtu. BE dhe SHBA i lane lodrat me Demokracine, Muret, Fasadat, Boten Virtuale, etj., dhe po kerkojne ta sigurojne sa me fort te jete e mundur sovranitetin shtetror vetiak, sovranitetin e NATO, BE, etj. BE po kujdeset ta kete mire me Rusine, dhe drejt e ka se ne Europe jane te dyja. Etj.
    Perfundimi: cdo zhvillim apo tentative per ndryshime te formatit qeverises do te kaloje me pare ne kancelarite e BE, SHBA. No or OK. Dhe Meta e mori mesimin, ia perseriten, tani kur ishte ne Amerike. Nismat individuale, nuk mund te dalin kuresesi mbi intersat aktuale te sigurise te aleateve strategjike. Nuk jemi me ne vitin 1989. Packa se ora e politikes shqiptare ka ngelur ne ate vit. 27 vite, nje jete e tere politike nderkombetare.

  7. Sipas teje more zog gomari kush duhet me qeverise ate vend? A duhet me i ble jashte shtetit duke fillua nga Kryeministri e deri tek ministrat deputetet etj etj? Si mbete nje gazetar deshtak tane jeten.vetem nje pyetje kam per ty si e mendon ti me drejtua Shqiperine nga te huajt apo me kthye edhe nje here sistemin komunist se shqiptare nuk ka asnje te mire sipas teje e ndonje gazetaruci tjeter si ti?

    1. mirel says:

      Kriminelet dhe kurvat- ato do na qeverisin.
      Po te na vij dhe ndonje debil tjeter nga Franca e mirepresim me voten tone.
      Besnike te politikes deri ne shuarje. Se vdekja i ka prekur me kohe shqipot.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kamikazet e Fevziut,vazhdojne me parashikimet e oroskopit,po pergatitin psikollogjikisht votuesit,dorzohuni,nuk ka zgjidhje tjeter,pushteti fitohet ne tavoline,ku “2” eshte me i madhe se “1”.
    Lindja e nje force te re politike,duhet te mbeshtetet,jo vetem nga gazetaret dhe mediat e pavarura,por dhe nga votuesit pa parti.
    Shqiptaret mos i merrni per budallenje,bashkepunimin me PD,e ka provuar PSD-ja e Gjinushit,bashkepunimi djathtas e zeroi nje parti te majte.
    LSI eshte e pakenaqur,me sa duket i ka rene “norma e fitimit”,aleanca me PD e siguron per ti rezistuar reformes ne drejtesi,kane interesa te perbashketa,te dyja partite,per kryetaret hidhen ne zjarr !
    Bushat,oroskopi vazhdon t’ju dale sipas parashikimit,cdo dite shqiptarve,s’ka pse mos dale dhe ky joti !

  9. bureto says:

    Te gjithe, politikan dhe analiste kerkojne qe te ruhet statusquoja politike ne vend. Pra te jene keta politikane dhe vetem keto parti sidoqe te vije pu na. Ne pozite apo ne opozite vetem pushteti ekzekutiv ndërrohet. Por shteti nuk eshte vetem qeveria. Keshtu shtetin do ta kene ne dore po keta dhe do bejne si kane bere deri me sot.
    Por ajo qe me ben pershtypje eshte sesi nuk shkruan asnje analist sesi mund te shporet kjo klase politike. Dhe kjo megjithese kerkon ca kohe, behet vetem duke bere reforme te thelle ne sistemin zgjedhor dhe Kodin Zgjedhor. E shikoni sa apati ka ne kete drejtim? Se ja u bene zgjedhjet, te parakohshme apo te kohshme. Per ke do te votoje populli? Po per keta? Kodi zgjedhor aktual nuk mundeson alternativa te tjera dhe daljen ne pah te politikaneve me integritet jashte autoritetit te njeshit qe do t’i fuse ne lista sipas rankimit te besnikeve te vete, duke krijuar grupe parlamentare te tipit kazerme.. Keshtu qe pavaresisht aleancave asgje nuk ndryshon.
    Psh King-maker-i i Zhejit, Meta, i cili beri dhe greve urie ne parlament per ndryshimet kushetuese te vitit 2008, te cilat i dogjen shume, ngaqe kishin per qellim eliminimin e tij, per fat ato i dolen per hair. Me tre deputete, se mandatin e vet ia fali Berisha ne Ndroq, beri koalicion te pazakonte me te per ate kohe, dhe shpetoi. (Asi i vertete i ‘krushqise’, sic vete e ka pohuar, ishte hajduti i Libofshes, Dritan Prifti). Dhe qeverisi kater vjet si i deshi qejfi, duke shfrytezuar hallin madh qe kishte Berisha per ato kater vota. Dhe keshtu arriti t’i shtoje mandatet e LSI me parate e perfituara nga ministrite qe kishin ne dore pothuajse gjithe ekonomine e vendit (tenderat, licensat, minierat etj etj). Perfituesit ishin te shumte dhe nga elektorati i PD-se. Se nese PS nuk u rrit ne 2013 dhe PD humbi jo pak vota e mandate, atehere ishin votat e saj qe i kaluan LSI, duke njohur ‘pragmatizmin’ shqiptar sipas interesit dhe jo parimeve. Pra Ilir Meta, me kete sistem zgjedhor, ka marre dhe do te marre nga te dy krahet vota me joshjene tij perverse me para e vende pune dhe duke qene se me mandatet e tij mban ne fuqi here PD e here PS, ai nuk preket dot prej tyre. Pra me ‘qetesi dhe dashuri’ , vazhdon marshimin e vet drejt pangopesise. Si ndryshon kjo? Atehere , mendoj se duhet nje fushate e madhe propogandistike (po ku ti gjesh analistet dhe gazetaret; intelektualet dhe shoqerine civile qe ta ndezin kete debat, ashtu si dhe u be disi per reformen ne drejtesi). Po dhe nderkombetaret, qe tashme e njohin keneten e politikes shqiptare, duhet te gjejne rruget e duhura. Vetem reforma ne drejtesi nuk e pastron politiken. Dhe ne e beri, ky do te jete nje proces i gjate. Ndersa koha e kerkon sot, mundesisht brenda majit 2017. Dhe rast me te mire se sa tani qe reforma zgjedhore eshte ne tavoline nuk ka. Po u shkua ne zgjedhjet e rradhes me kete sistem zgjedhor, te na rojne Rama, Basha dhe Meta. Dy tre partite e tjera parlamentare sot, e kane gjetur rrugen e tyre te vegjetimit. Morren nje inisiative para dy-tre muajsh dhe te mendhenjte nuk ua vershellyen dhe ata si qen te rrahur nuk u ndien me. Futen perseri ne koalicione zgjedhore me te medhenjte dhe kryetaret e tyre zgjidhen deputete nga listat e ketyre partive. Kjo alkimi e ndyre duhet zhbere. Ndryshe kot lodhemi me te tilla insinuata koalicionesh, se sido qe te jene nje m… i madhe do te jene.

  10. TAKU says:

    Po legitime eshte edhe te q.. esh ne bythe.

  11. Phoenix says:

    Bushat e ke qare, eshte nje shkrim qe do ta ruaj. Eshte pasqyrim i se vertetes. Eksodet do fillojne prape nese keto llumrat bashkohen. Do behemi me keq se Sirianet.

  12. Ok says:

    Kjo eshte situata.
    Te shpresojme tek SHBA – BE dhe Rama!

  13. TJ says:

    Jane te gjithe ,Bushati, Meta -Berisha- Luli e te tjere, jashte realitetit me keto qe shkruajne! Ose jane “naive dinake”,per ta larguar vemendjen ose sic jane ne te vertete, kamikazet e mafias Meta-Berisha! Jane kohe te tjera jane kapituj te rinj! Mjere ai qe s’e kupton! Kur demat hyne ne fushe kush pyet per milingonat!

  14. Emin Barci says:

    ….keta analistet jane bere per tu qare hallin, e vetmja gje qe bejne eshte konstatimi, edhe ky behet duke perdorur optika qe e zmadhojne apo e largojne fenomenin per te pare me nga afer ose me nga larg ne perspektive se cfare ndodh, ajo qe e kupton sot cdo shqiptare me inteligjence normale eshte fenomeni dialektik i zhvillimeve, ato kane hyre ne nje spirale qe perserisin vetvehten ne cikle relativisht te shkurtra historike, ajo qe po vertetohet katerciperish eshte se keto fytyra here buckane e here te dobesuara nga dieta, here te bardha e here te nxira nga pushimet, here te celura e here te ngrysura gjoja nga hallet e kombit , kane 25 vite qe e kane kapur qafen e ketij populli ne nje kular te padukshem qe perbehet nga iluzioni i mireqeverisjes dhe i mireqenies, pritshmeri qe shperdorohen ne cdo fund mandati dhe lene pas nje zhgenjim te madh, CESHTJA ESHTE C DUHET BERE per te dale nga ky qerthull deshperimi :E PARA PER TE SIGURUAR ROTACION ELITASH ne shqiperi , DUHET :bere me ligj kufizimi i mandateve, qe ti jepet mundesi popullit te zgjedhe figura te reja brenda forcave tradicionale, sepse forcat e reja politike qe mund te dalin si alternative nuk kne fuqine e duhur dhe per me teper dalja e tyre per here te pare sabotohet nga forcat e medha, dhe se dyti duhet qe forcat tradicionale si PS , PD te shkeputen nga trashegimia e rende dhe mekatare e viteve te erreta te tranzicionit, te distancohen nga “LIDERET HISTORIKE”, keto momente te ashtuquajtura “KONSENSUALE” duhet te sherbejne edhe si pauza reflektimi per te mos e pare kundershtarin si armik, konkretisht PS PD duhet te konsiderojne pa komplekse, mundesine e nje koalicioni mes TYRE, qofte edhe ne emer te nje pakti strategjik per interesat e INTEGRIMIT, kjo do ta conte LSI ne OPOZITE, ky fenomen do te tregonte verte sa e fuqishme eshte LSI (duke i hequr asaj syltjacin e pushtetit), basti qe mund te ve eshte se nga ky cast LSI do te binte ne nje cikel vetshkaterrues, dhe ky do te ishte edhe nje mesim i mire ndaj nje fryme ne dukje te moderuar (sipas parimit me qetesi e me dashuri, cdo gje e marr une asgje s merr ti) por qe riciklon ate qe thote bushati, te njejten kaste qe eshte e projektuar te mbaj gjate pushtetin nen flamurin e LSI, por duke i hipur ne shpine gjithe popullit shqiptar

  15. Visar says:

    Z. Analist,
    Ju flisni per LSI ku deputeteve u mohoet vota, po ne partite e tjera, PD dhe PS, a nuk u eshte mophuar vota? A nuk votojne edhe ata sipas urdhrave te kryetarit?

  16. haku says:

    Mani-mani eshte faktori numer 1 qe e bie Ramen ne pushtet. Programi i tij eshte eksperimantal gje qe mund t’i kushtoje shume nje Shqiperie jo te pasur. Rama ndaj te tjereve kurr nuk eshte sjelle si Kryeminister-e perjashton institucionin e Presidences. Fundi-fundit edhe qytetaret i llogarite si tufe njerezish. Nga shume elemente mund te konstatohet se ai e ka rritur edhe me shume korrupsionin-duhet lare borxhet e MANI-MANI te fushates zgjedhore. Prishja e koalicionit eshte bere ‘ikajl’, veshtire se realizohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje