Meta: Deri në 11 gusht deputetët pushim, seanca caktohet për dy ditë

29 Korrik 2016, 14:45Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi për mediat pas takimit me ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, se për seancën e Kuvendit për miratimin e shtatë ligjeve për reformën në drejtësi do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.
Meta tha se deri në datën 11 gusht deputetët do të vijojnë të qetë me programin e tyre, ndërsa pas kësaj date mund të mblidhet Kuvendi.
“Gjithçka do të ecë në respekt me kushtetutën dhe me afatet me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt kohën e mbajtjes së seancës, për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligje të tjera të cilat janë të domosdoshme.
Jemi në një proces diskutimesh dhe me z.Xhafaj e Bylykbashin, dy ambasadorët Lu e Vlahutin, komunikimet do të jenë dhe me kryetarët e grupeve parlamentare.
Deri në 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë dhe të vazhdojnë programin e tyre, por besoj se këto dy ditë do të kemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin pozimit për hapjen e negociatave.
E vetmja gjë e sigurt është që, unë, z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Do t’ju njoftojmë në dy ditët e ardhshme, kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt të seance të suksesshme”, tha Meta.

3 komente në “Meta: Deri në 11 gusht deputetët pushim, seanca caktohet për dy ditë”

  1. endri says:

    si tha ky zotni “deputetet te jene te qete”, po “te dashur”… harroi!? Sic ka harruar sjelljen e tij ndaj opozites me 22 janar: “kokepalaret”, tha ate dite.

  2. Dardan says:

    Ja dhe pak dhe do te rishikohet edhe ajo puna e bllokut. Edhe I trashe edhe I pasur edhe politikan eshte ca si shume prandaj reforma do te krasite hajdutet si puna e ketij te Levizjes se Supes se Imponuar. Pa u qeruar ky hajdut me cizme shqiperia nuk ben prokopi.

  3. Arturi says:

    Eh more Like ta mblodhen ne USA, ta mblodhen ne BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje