Nxehet përplasja mes Spiropalit dhe Pojanit, ja replika e tij

29 Korrik 2016, 09:15Politika TEMA

Thumbat e lëshuar nga Ilir Meta në drejtim të Edi Ramës kanë pickuar thellë. Kanë mbërritur deri tek të rinjtë e zellshëm të PS –së. Debati ka përfshirë prej disa ditës ish –drejtuesen e FRESSH dhe ish –drejtoreshën e përgjithshme të doganave, Elisa Spiropali dhe kreun e LRI, Klevi Poja. Spiropalit duket se nuk i ka pëlqyer një deklaratë e bërë nga Meta nga SHBA, ku mori pjesë në konventën e demokratëve amerikanë. “Një votim i cili mund të quhet një konsensus patriotik që nuk duhet helmuar me reagime, deklarata si parlamenti i djeshëm”, u shpreh Meta pas replikave që patën Rama e Berisha në parlament në seancën e të hënës, pasi reforma ishte miratuar me konsensus.

Por Spiropali, referuar konsensusit patritotik për të cilin flet Meta, pa e përmendur kreun e kuvendit dhe të LSI, tha se konsensusi u arrit nga frika dhe jo nga patriotizmi.

“Nëse do ekzistonte konsensusi patriotik atëherë nuk do ekzistonin patriotët! Patriotet çajnë male për të kaluar trenin e historisë dhe nuk bëhen mullar së bashku nga frika se i ha bajlozi i matanë oqeanit. Më falni po unë kam shumë respekt për patriotët dhe e kam të pamundur t’i shoh Samiun e Abdylin, Ismail Qemalin apo Fan Nolin, si paraardhës të konsensusit të prodhuar nga trysnia ekstreme e superfuqive aleate, që shkoi deri në paralajmërimin publik të SHBA për futjen në listën e zezë të Presidentit Obama të atyre që sot na tregojnë patriotizmin konsensual! Amerikanët thonë në këto raste: Give me a break! Shqiptarçe thuhet ndryshe, por s’kam konsesusin e partisë për të folur për këtë punë, kështu që po e lë me kaq”.

Klevi Pojana i LRI s’e kapërdiu dot statusin e Spiropalit në FB dhe reagoi ashpër, duke i përmendur luksin në të cilin jeton pas punës në dogana dhe duke e akuzuar hapur për vjedhje.

“Gjyshja më mori e gëzuar në telefon, më tha se ishte kënaqur që një vajzë e re kishte folur sot për patriotizmin! Ishte ndjerë e vlerësuar por nga vitet ndër supe, dëgjimi i është dobësuar dhe më tha t’i thoja se kush ishte! I thashë se ishte Elisa, ajo bëri çmos që dhe anglezet e ardhur në dogana t’i shqiptarizonte, dhe ja doli! Nënës i kishte mbetur si halë, një deklaratë e Elisës për çantën “LV” që gjoja e kishte marrë te gabi dhe duke qenë se atje se kishte parë asnjëherë i hipën nervat, i kishte vënë vizën si gënjeshtare!Thuaj asaj pispiruqes, se patriotizmin mua s’ma vodhi as italiani e as gjermani, na u bë kjo të tallet me ne dhe ma mbylli telefonin! Si thash dot që Elisa s’është më drejtoreshë, e ka lënë gjyshe, dha dorëheqjen për arsye ‘patriotike’, s’ka ç’të të vjedhi më tani!”

Spiropali, pas reagimit të Pojanës që i përmend doganat, u tërhoq nga sulmi politik dhe njoftoi se do ta padisë kreun e LRI për shpifje.

“Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”. Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjienë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale. Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur”.

Nuk vonoi reagimi i Pojanës. Ai i tregon sërish luksin në të cilin jeton, makinat e tipit të fundit me të cilat lëviz, katapultimin pa meritë në detyra shtetërore e poste politike dhe indiferencën që ka ndaj problemeve dhe komunitetit ku jeton, pavarësisht se paguhet me rrogë si anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës.

“Serish një telefonatë me solli në vëmendje një person që në fakt po bën gjithçka që të ketë sërish vëmendje! Unë e mirëkuptoj këdo, që për një arsye apo një tjetër, ndihet si personazhi në romanin e Agollit ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, e mirëkuptoj dhe më shumë kur Zylo është një shoqe!

Kur malin e Dajtit e ngjit me teleferik sigurisht është më lehtë, më bukur dhe shumë më emocionuese se sa ta zbresësh në këmbë Prandaj, ju miq , mos më kërkoni t’i them gjyshes të ngrejë padi penale për dike që ka shkruar kaq dobët!

Deri tani, në jetë gjerat i kam fituar me forcat e mia, malet e sakrificave kam zgjedhur ti kaloj në këmbë, mbështetur vetëm mbi merita, dashtë Zoti,  kjo gjë të mos ndryshoje kurrë, do ndihesha shume keq për veten!

Nuk e di si mund të ndihet dikush qe gjerat ja kane shtruar me petale, ndoshta, nuk mundet as te me kuptoje dhe për ketë, si ve dot faj!

Unë s’dua të komentoj komentet e askujt, por familjes time si kane pëlqyer kurrë përgojimet, ndaj s’jam i afte fatkeqësisht te te krahasoj me askënd, as me ata te cilet me krahasove ti, pasi une, kur shoh ngjashmëri midis njerëzve dhe ti ke shume me ata qe përmendë, zgjedh ti drejtohem gjithsecilit ne emër, ne respekt te personalitetit!

Elisa, une e mirëpres çdo veprim tendin, nga Reforma ne Drejtësi  për te cilën te kujtoj qe ne menyre konsensuale i duhen miratuar dhe 7 ligjet e funksionalitetit, kam frike vetem per dicka!

Dikur, ne femijeri, me shoket kam vjedhur disa kumbulla ne kopshtin e xha Fadilit, moshën e kam pasur 10 vjeç. Ligji thotë se nuk mbaj përgjegjësi as për krim e as për kundravajtje penale, por  asokohe u denova me nje kove uje nga nene Qanija, ka qene partizane ajo, patriote, nga ato qe te jep uje ne bisht te luges!

Me kaq dhe me te gjitha ato qe kam mesuar ne Fakultetin e Drejtesise, te drejten per studim  ne te cilin e fitova bindshem, fale zotesive te mia, pa perkrahjen e asnje miku aq me teper te ndonje fondacioni, jam i gatshem te shkoj para cdo trupi gjykues!

Ne Tirane, Fier apo dhe Strasburg vetëm ne Hage jo! Atje kam frike, mora vesh qe kishin shpallur Milloshevicin te pafajshëm dhe s’jam i sigurt ne ja dal dot dhe unë si ai!

Jam i bindur qe dhe ti je kaq disponibel para çdo trupe gjykuese!!!

Duke te te uruar pune te mbare ne konkursin e talenteve, dua te te drejtohem dhe si këshilltare e dale nga aleanca te cilen mbështeta dhe per te cilen punova me mish e me shpirt une dhe mijera te rinje!

Ne Rrugen ‘Mujo Ulqinaku’ eshte nje pusete pa kapak, kalimtareve, atyre qe ne  patriotizem i eshte kthyer cdo sakrifice per te përmirësuar kete vend i eshte bere nje makth. Kur kalon me makine te tipit te fundit dhe sidomos kur nuk te dhimbset se se ke blere me para djerse, as nuk e ve re fare, prandaj, te lutem bej diçka qe lidhet me punën tende, do te ta dija per nder! Te uroj shëndet e drejtësi!”

8 komente në “Nxehet përplasja mes Spiropalit dhe Pojanit, ja replika e tij”

  1. antropologu says:

    Njera mut e tjetri kake!

  2. alo says:

    Larve qe rritesh ne mutin e Ilir Metes te quajtur LSI.
    Ha shume qe te rritesh dhe te qelbesh ere me shume!

  3. Takuma sato says:

    Njeri nga LSI-ja qe gjerat ne jete ti kete fituar me forcat e tija? Mjafton te degjosh Lristat freshistat apo frpdistat, dhe kupton se sa perpara do eci shqiperia ne 30 vitet e ardshme.

    Ps: Shqipetare mos rri, po duku.

  4. Ai says:

    Ky pojani i ziu ka kompleks me veten, si duket se vlereson njeri dhe kushedi si e ka mare ate vend ku eshte se ne cdo dy reshta nje e ka kompliment perveten, dhe populli ka shume epitete per ata qe komplimentojne veten po nejse eshte i ri do mesoj

  5. Fukara! says:

    Aah, ne te mjeret ne doren e kujt kemi ngelur! Mire ia kishin vene emrin diku atje me lart keti tipit :”Çapaçul”.
    Dmth. ky personi ishte me i miri qe ofronte drejtesia ne Shqiperi kur kaloi klasen e dyte fillore ne moshen 18 vjeç! Ky analfabeti medioker po na trgon qe s’eshte i tille me bindjen me te madhe sepse kur ngjitesh me teleferik eshte me emocionuese se sa te zbreshes ne kembe.
    Ç’na i botoni keta dellat!!!

  6. Skerdi says:

    Thojeni dhe ndonje llaf per Spiropalin qe as dy vjet nuk i beri ne pune o cunat e Temes.

  7. Doganjeri says:

    Hajdute dhe plehre xhepiste jeno spiropali. Ky djali mumd te kete probleme por ti elisa ja kalon eshe me ordinerir te mundeshem. Jo me kot more salarjonin dhe kombinuat fiks. ✌?️

  8. Batman says:

    Sjellje prej paramilitari,pa etike,ky qe i ka kaluar ne kembe vargmalet e sakrificave(?!)….nuk paska perfituar vec nje te mire te madhe qe eshte pak ta cilesosh handikap karakterial,kjo eshte urtesia dhe pjekuria,duket qe pertej alegorise se diskutimit me gjyshen,keto virtyte ironikisht nuk i paska as Gjyshja e tij lexhendare qe d.m thh mund te jete ndonje difekt gjenetik,te shpresojme qe kjo pushke jevgu,te pakten te perqafoje filozofine e thell dhe planetare per nga dimensioni….Me qetesi me dashuri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje