Reforma, Rama: Çdo hap do të jetë një betejë!

28 Korrik 2016, 21:34Politika TEMA

Kalimi i ndryshimeve kushtetuese është vetëm fillimi me sukses i një procesi të gjatë dhe të vështirë në çdo hap.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin e organizuar për miratimin e reformës në drejtësi në Pallatin e Brigadave.

“Rruga nuk është më e lehtë,  por do të jetë e vështirë në çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën, qoftë me nisjen e zbatimit të tyre dhe me dhjetra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka”, tha ai.

Megjithatë, Kryeministri shprehu bindjen se me ndihmën e ndërkombëtarëve të gjitha këto sfida do të kalohen. Ai ripërsëriti se çdo propozim i opozitës që gjen dakordësinë e Uashingtonit dhe Brukselit është i mirëpritur nga maxhoranca.

“Me mbështetjen e SHBA dhe BE, me ndihmën e Venecia, me vullnetin e kësaj shumice dhe me gatishmërinë për t’i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashingtonit, ne do t’ja dalim që përmes kësaj reforme të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit’, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama, duke iu drejtuar përfaqësuesit të Komisionit të Venecias që ndodhej i pranishëm në pritjen e organizuar, solli një fakt, sipas tij.

“Fjala Venecia, në një vit e gjysmë është përdorur këtu në Shqipëri më shumë se gjithë agjencitë turistike dhe është fakt që fluksi i turistëve shqiptarë drejt Venecias ka një rritje marramendëse falë reklamës që i kemi bërë”, deklaroi ai.

4 komente në “Reforma, Rama: Çdo hap do të jetë një betejë!”

  1. Prudentino says:

    Po cdo fjale me lufte e ke mor trangull ?

    1. Aleanca Islamike ISIS+Meta+Basha+Saleh says:

      Vetem ty te intereson beteja se pikerisht ti je kryesori qe se ke fort qejf kete reforme deshtake dhe pacavurre qe miratuat me “konsesus”

      Po tallen katundaret e LSI dhe TEMA.

  2. logjika says:

    Venecia ka nje faj te madh: nuk i lejohet te beje propozime ose te jape rekomandime politike. Sepse kete e ka bere me reformen ne drejtesi ne Shqiperi. Venecia ka nje detyre: te jape rekomandime ligjore vetem.

  3. Mario says:

    Tamom po thote or trongell nga menja qe Te hyfte trangulli ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje