Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo hap që do të hidhet për miratimin e shtatë ligjeve, që do të shoqërojë ndryshimet kushtetuese, do të jetë një betejë. Në fjalën e tij gjatë takimit të organizuar për miratimin e Reformës në Drejtësi në Pallatin e Brigadave, kreu i qeverisë nënvizoi tre faktorë si më të rëndësishmit në kalimin me unanimitet të reformës.
“Së pari, presioni i vullnetit popullor, që u mishërua natyrshëm qysh në krye të procesit, në bashkëpunimin e shumicës qeverisëse me aleatët strategjikë të Shqipërisë. Së dyti, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë mbi bllokun kundër reformës, që arriti një kulmim vendimtar në fund të procesit. Së treti, presioni që krijoi brenda atij blloku, kurajë e disa deputetëve, që garantuan shumicën kushtetuese për votimin e reformës. Reformën kushtetuese, e cila në fund u votua nga 100% të deputetëve të Kuvendit, falë 3 faktorëve themelorë”, sqaroi Rama.
Sipas kreut të qeverisë, rruga e një reforme kaq radikale, nuk do të jetë aspak e lehtë pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese, por me rëndësi, sipas tij, është që në fund të këtij procesi të jenë shqiptarët ata që do të fitojnë dhe jo klasa politike. “Dua të ndaj me të gjithë një bindje që rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me zbatimin e tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligjet e tjera, që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Jo se dua të ushqej një polemikë të sajuar për të mbuluar diellin me shoshë, as se më intereson dueli për fronin e fitimtarëve, sepse modestisht besoj që këtu ka fituar Shqipëria; Shqipëria është shumë më e madhe se cilido prej nesh dhe të gjithë ne të marrë së bashku”, theksoi Rama.
Kryeministri u ka kërkuar ndjesë ekspertëve të nivelit të lartë për etiketimet që u janë vendosur gjatë procesit të reformës, ndërkohë që ka vlerësuar maksimalisht kontributin e SHBAve dhe BEsë, duke i cilësuar si engjëjt mbrojtës të reformës, shkruan Panorama.
“Ju kërkoj ndjesë për sulmet e vazhdueshme të barbarisë politike ndaj tyre. Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë që e çuan punën e tyre deri në fund, me përkushtim të madh, profesionalizëm të lartë dhe integritet të padiskutueshëm. Por, e vërteta është se, as ekspertët e nivelit të lartë, as niveli i lartë i këshillimit të Komisionit të Venecias, nuk do ta kishin nxjerrë dot në bregun e Europës së Bashkuar anijen e Reformës kushtetuese për Drejtësinë, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian s’do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vjet mbështetje për Shqipërinë, engjëllin mbrojtës të reformës përballë dallgëve mbytëse të interesave të sistemit të korruptuar të Drejtësisë”, u shpreh Rama.
OPINIONE :
KULAC… PO ME KE !?
-… Me ata qe njohin dhe perdorin
vetem gjuhen e ketbacit. !?
– Ata rrejne edhe babain e rrenave
Nastradinin….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryetari i Kuvendit te Shqiperise Zoti Ilir Meta deklaroi perseri me 21 korrik ” duhet te kemi konsensus”!
Jam plotesisht dakord me qendrimin e tij.
Gjithnje konsensusi, mirekuptimi, marreveshja, pelqimi eshte rruga me mire per zgjidhje te cdo problemi ne familje, shoqeri… shtet e mbare Boten !
” Nga lufta midis vellezerve humbasin te gjithe ” ka thene filozofi mendjendritur i kombit shqiptar Akademiku i shqiptarise Rexhep Qosja!
Nga luftat civile jane shuar fise, qytete… shtete!
Nga luftrat Boterore eshte tronditur mbare Bota .
Lufta dhe dhuna, kacafytja dhe perplasja jane nena e te gjitha te keqijave!
Ky eshte realiteti universal….
Po realiteti i Shqiperise !?
Cka thone sot nuk e thone neser.
Cka pohojne sot e mohojne neser.
Cka e miratojne paradite e mohojne pasdite !
Cka e ndertojne diten e cartin naten tamam si tek Legjenda e Rozafes!
Aga e rrejne edhe babain e rrenave Nastradinin !
Ata nuk kane konsensus me vetveten.
A mund te kete konsensus me njerez qe nuk kane konsensus me vetveten!?
A mund te kete mirekuptim me persona qe nuk kane mirekuptim ne partine e vet!?
A mund te kete pelqim me individe qe nuk kane pelqim me veten e vet, me popullin e vet . me aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te popullit, te shtetit e kombit te vet !?
A mund te kete konsensus me kete “bande gangsteresh”!?
A mund te kete konsensus me “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
Askush nuk don nje reforme te miratuar ne menyre te njeanshme! Askush!
Eshte Kushtetuta e Shqiperise jo e Edi Rames apo Sali Berishes, Ilir Metes apo Fatmir Xhafes, Ylli Manjanit apo Oerd Bylykbashit, i cili e ka aq frike gjuhen anglo- amerikane sa gjyshi i tij ish- shef i SS “Rrezikun angloamerikan per Shqiperine”!
Ishalla Berisha, Basha, Strazimiri, Bylykbashi nuk nxjerr si kusht te ri per miratimin e ligjeve te saj futjen e cirilicave te RIA-s ruse e BIA-s serbe !!!
Konsensus, konensus me cdo cmim e me cdo kusht !
Vecse edhe te ikish si kryetar Kuvendi “nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve” ne keto momente historike e jetike per shqiptaret e Shqiperine nuk mund te quhet konsensus!
Shantazhi eshte shantazh, edhe kur behet me qetesi e dashuri !
Ndaj si vella i nje gjaku e i nje gjuhe ju lutem qe ne emer te Atdheut, te Bijve te tij, te Shenjtores Shqiperi dhe Shpirtit atdhetar shqiptar, deshmoju shqiptareve dhe Botes se Ilir Meta ishte, eshte dhe do te mbetet “Buldozeri” i politikes shqiptare, percaktori i saj !!!
Pse i drejtohem pikerisht Ilir Metes!?
Sepse asnje politikan Shqiptar nuk e ka provuar si ai ne mishin dhe shpirtin e tij kerbacin e gangstereve dhe nacalnikeve te Gazidedes dhe bosit te tij! Ne lulen e rinise!
Shqiptaret dhe Shqiperia kane me shume nevoje se kurre per buldozere jo per destroyers, per ndertimtare per shkaterrimtarit, jo per rrenimtare!
Uashingtoni e Brukseli kane sot me shume nevoje se kurre per to !
Jo per vete… Per ne miqte dhe aleatet e tyre!
Jo per 8 per qind te shqiptareve qe e kane marre peng drejtesine e ligjin, mbare Shqiperine me impunitetin e tyre, me kusarine e tyre, me vrastarine e tyre , me korrupsionin e tyre qe nuk njeh fund e ane !
Per 92 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen ne Drejtesi !
Jo per 5 per qind te shqiptareve antishqiptare e antiamerikane, antiperendimore!
Per 95 per qind te shqiptareve qe e duan Ameriken e Perendimin !
Ua kemi pru ne maje te hundes me mashtrimet e poshtersite, me hajnite e maskaralleqet, me kusarine e vrastarine tone, me piruetat e hedhjet dege me dege!
Ua nxorem gojen mbrapa veshit!
Ua qitem qumeshtin e nenes nga
hunda!
Ata e duan gjithe kulacin vetem per
vete!
Ata njohin dhe kuptojne vetem
vetem gjuhen e kerbacit !
Enough it’s enough! Boll me!
Sot!
Neser eshte vone!
Neser eshte kurre!