Kreu i Venecias shuplakë PD-së: Të huajt nuk cënojnë sovranitetin, janë garanci për reformën

29 Korrik 2016, 09:57Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ishte dje në Tiranë për të marrë pjesë në një ceremoni festive me rastin e miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Në një fjalë të shkurtër drejtuar pjesëmarrësve, ai ju adresua opozitës dhe pretendimeve të saj se përfshirja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë cenonte sovranitetin e vendit. Buquicchio tha se nuk ka asnjë cenim sovraniteti dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e pavarur pas reformës në drejtësi, por shtoi se pa mbështetjen ndërkombëtare vendi nuk mund të bëjë asnjë reformë të suksesshme.

“Unë dëshiroj të ndalem tek ato çfarë kam dëgjuar gjatë diskutimit politik këtu në vendin tuaj, kur opozita mendonte se përfshirja e të huajve në kushtetutën e vendit tuaj, ishte shkelje e sovranitetit. Unë gjykoj se Shqipëria është dhe do të jetë një vend sovran dhe do të mbetet më i fortë pas reformës në drejtësi.Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin dhe ju duhet të dini se asnjë reformë nuk mund të bëhet pa aleatët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”, tha kryetari i Komisionit të Venecias, shkruan Shqiptarja.com.

Po pavarësisht shigjetimit të opozitës, Buquicchio dha mesazhe të nevojës së konsensusit dhe të bashkëpunimit të përgjegjshëm mes palëve. “Miratimi i kohëve të fundit i amendamenteve kushtetuese është një hap i madh, pasi të gjithë u ulën për të miratuar reformën. Prania e Komisionit të Venecias ka dhënë një kontribut të veçantë. Në 21 korrik u mor një vendim i rëndësishëm. Përgjegjësi kryesore për funksionimin e reformës, do të jetë e vështirë nëse nuk përfshihen ndërkombëtarët. Forcat politike duhet të kalojnë mungesën e besimit, të japin kontributin e tyre, ndaj unë i ftoj ndërkombëtarët të jenë pjesë e këtij procesi. Duhet të nisni sa më shpejt me punën për zbatimin e kësaj reforme, dhe me ngritjen e institucioneve të reja. Opozita nuk mund të mos pranojë propozimet që vijnë nga mazhoranca, thjesht se vijnë nga mazhoranca, as mazhoranca nuk duhet të minojë ato kërkesa që vijnë nga opozita, thjesht sepse vijnë nga opozita. Duhet dialog i përgjegjshëm. E ardhmja e reformës në drejtësi është në duart të politikanëve shqiptarë”, tha Buqiucchio, kreu i “Venecias”.

11 komente në “Kreu i Venecias shuplakë PD-së: Të huajt nuk cënojnë sovranitetin, janë garanci për reformën”

  1. andromeda says:

    Të ishe mjaftuar vetëm me ligjëratën e parë, zotërri, që t’ia mblidhje rripat mirë opozitës. Deklarata e dytë i jep sërisht atyre krahë, dhe i shtyn të zvarrisin proçesin. Tani ju, o jeni të trashë, o jeni djallëzor që luani një lojë të pisët kukamçefthi, ‘më le, ta lashë’

    1. Albatros says:

      Te huajt ja kanearre shpirtin ketij populli o qelbesira.Partneritet dhe garanci nuk quhet kur ushtrohet Presion.Shanyazh.Bllokade.Kercenim.Ju jeni h8jena te poshtra kolonizuese qe doni ta fusni me Or ne BE Shqiperine per ta vjedhur dhebushur rriget me refigkate afrikane dhe arab

  2. taksidari says:

    Nese mbi 90% e shqiptareve,ishin e vazhdojne te jene pro reformes ne drejtesi,kjo duhet perkthyer fjale per fjale qe mbi 90% e popullit nuk ka besim tek politika.Eshte politika ajo qe e ka katandisur sistemin e drejtesise ne kete gjendje.Ne keto kushte prezenca e nderkombetareve duhet te jete,bile me e madhe,me e prekeshme dhe me e dukeshme ne syte e popullit.

  3. Para Laci says:

    Nuk ka me sovranitet per asnje shtet. sovraniteti perdoret nga politikanet vetem qe te genjejne apo mashtrojne popullin per vota. Cdo reform qe behet ne cdo vend behet nga nderkombetaret. Ata qe nuk pranojne perfundojne si Sadami dhe Gadafi.

  4. Lpl. says:

    Pse shuplake sqaron duhet te thuhet lidershipin e PD dhe Shqiptaret se te huajte nuk kercenojne sovranitetin por ndihmojne ne permirsimin e drejtesise demokracise ekonomise e te tjere .Keshtu mero arrihet Evropa duke perdorur gjuhe Evropiane dhe jo komuniste drgraduese tek perdorimi i fjaleve vleresohet se sa Evropjan edhte nje njeri.

  5. xxx says:

    Me dekjen e Enverit ky shtet ka humbur sovranitetin,tash kujt ti qohet luan k.. me popullin e ngjore.

  6. Xen deledashi says:

    Jemi mesuar me sali pinokun dhe banden e PeDerave.
    Motua e tyre eshte “Genje e mashtro se dicka do ngelet”
    Edhe te verteten the thone ndonjehere , ska per ti besuar njeri.

  7. Bushi says:

    Nje pershendetje e perzemert per kryetarin e komisionit te VENECIAS.Mire beri qe ja dha nje shuplake pd-ke,se e meriton.Ajo parti po behet gangrene per shqiperine dhe shqipetaret.Eshte partia me e urryer.Kete imazh te keq ja ka dhene Sal Berisha,me veprimet e tija antikombatre,i cili ka prishur dhe imazhin e vertete te demokracise.Ai me politiken e tij te felliqur,ka bere te pendohen shqipetaret dhe te kene nostalgji per socialimin dhe ENVER HOXHEN.Shume shqipetare sot thon” paskemi qe me mire ne socializem dhe me Enver Hoxhen,se sa sote me demokracine dhe Sali Berishen qe po na rjep te gjalle.Rrofte reforma ne derejtesi qe u be me shume me forcen e Amerikes,BE-n dhe popullit shqipetare.

  8. DETARI @ says:

    qe duhet edhe dialog edhe konsensus , eshte teper e sakte dhe transparente si pune !
    por ,qe te kesh nji grup armik ne politike qe tall sumen sot e 25 vjete me shqiptaret….eshte per ; no coment !

  9. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 7:40:50 PM EDT

    Opinione SOVRANITETI…
    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?
    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork
    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozo shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohoritim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per shtet ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti Jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

  10. shqip says:

    duhet bashkepunim. po si, me ke? ketu ka nje njeri po po perpiqet ti beje shqiptaret te ndjehen europiane. ka edhe nje njeri tjeter qe europen dhe shba i quan okupatore ne kuptimin e fjales. ka dhe disa te tjere qe te thone jemi pro reformes si e kane hartuar shba dhe be, por…, na duhet vota e atyre qe nuk e njohin kete draft. te na falesh o njeriu “venecias”, po ke ndonje ide si mund te arrihet bashkepunimi, na e meso dhe neve. ka vetem nje menyre te thjeshte, te shpejte, pa perplasje, dhe efikase. SHQIPERIA nen juridiksionin e shba. ketu mbyllen te gjitha dilemat, problemet dhe hallet. atehere nuk do lodhemi as vetingun , e as per ” me qetesi e dashuri”. perndryshe pregatituni me breza per tu qeverisur si keto 100te e kusur vjet. ne jemi keta qe jemi e s’mund te ndryshojme. gjithnje do dale nje birbish qe do ti masakroj shqiptaret. dhe ne do riciklojme faren e balliut, palokes e bumçit. prandaj them se zgjidhja e vetme eshte protektorati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje