Rrëfimi i Pëllumb Kullës: Si më ndiqte Sigurimi i Shtetit kur isha 17 vjeç

2 Gusht 2016, 09:14Dossier TEMA

“Jam përndjekur nga Sigurimi që kur isha 17 vjeç”. Pohimi befasues i regjisorit të famshëm në reagimin e tij për shkrimin “Pse duhen ndaluar dramat e Pëllumb Kullës”, botuar para disa ditësh te “Panorama”, zbulon një histori interesante që hedh dritë mbi disa aspekte të panjohura për mënyrën e sjelljes së regjimit me njerëzit e artit, veçmas me ata me biografi të papërshtatshme politikisht. Në shpluhurosjen e dokumenteve të hershme, Kulla përpiqet të ndriçojë misteret e labirintheve, siç pohon ai, ku gatuheshin fatkeqësitë e artistëve të rinj. Përtej vështrimit bardhë e zi, në rrëfimin e tij vijnë ngjarje e ndodhi ku përshkruhet me një qasje interesante natyra represive e regjimit dhe diferencat e karaktereve të zyrtarëve të nomenklaturës, si një bashkësi besnikësh të verbër që kapërcejnë madje edhe limitet e kohës në përballjen me viktimat e tyre dhe një pjese tjetër, që rriskon nga vetja për të lehtësuar sa të mundet grupin e të pambrojturve. Më poshtë botojmë pjesën e parë të kujtimeve të Kullës, që zbulojnë rrethanat e panjohura të largimit të dhunshëm nga skena e teatrit në guroren e Kaninës…

Nga Pëllumb Kulla

Para ca ditësh, z. Afrim Imaj, që kujdeset për rubrikën “Dossier” të “Panoramës”, pat nxjerrë në dritë dy dokumente të vitit 1966, që mbanin nënshkrimin e sekretarit të Komitetit të Partisë së Vlorës. Falënderoj zotin Imaj për fjalët tepër vlerësuese që pat derdhur në komentarin e tij, por sidomos për publikimin e këtyre dokumenteve, të cilat hedhin dritë mbi labirinthet ku gatuheshin fatkeqësitë e artistëve të rinj që llogarisnin të kishin si mbështetje vetëm punën dhe aftësitë e veta. Që të dyja dokumentet kanë nevojë të shpjegohen dhe nga ana e njeriut që fokusohej aty, e që jam unë, tashmë në një moshë të shtyrë. Janë të vërteta aty nënvizimet e nxira të prejardhjes, të persekutimeve, listimet e të arratisurve që me sytë e kohës duhej ta degdisnin varkën time në fund të detit të Vlorës. Por kaq! Të tjerat pastaj janë shpifje dhe ngarkesa keqdashëse. Interesant ishte dyshimi i burokratëve vlonjatë të kohës mbi përkrahjen që mund të kisha unë nga elementë dashamirës në Ministrinë që mbulonte teatrot. Dhe pastaj paradoksi më i madh dhe më uluritës ishte ai që Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH i shfaqej nga Vlora pikëpyetja torturuese se kush më pat futur mua, një individ me përbërje aq të rënduar në Shkollën e Lartë! Dhe këta mehmurë nuk dinin një fakt, që vetëm në ndonjë zyrë lokaliteti nuk dihej: që këtë lëshim të pazakontë e mëshirëmadh e pat bërë vetë Enver Hoxha! (Kam folur disa herë në shtyp për këtë takim fatlum me të parin e vendit, kërkesën që i bëra unë atij dhe pëlqimin që dha ai).

“Ky njeri”, ankohet sekretari Gani Keçi në shkresë, “është në përpunim aktiv nga organet e Punëve të Brendshme si element armik me pikëpamje të theksuara borgjezo­revizioniste dhe zhvillon agjitacion e propagandë armiqësore”. A mund të përfytyrohet një autoritet i frikshëm i diktaturës që të denoncojë në Sekretariat të Enverit një çunak 26­vjeçar, pinjoll reaksionarësh me të pushkatuar e të arratisur në familje, që ka sypatrembësinë dhe marrëzinë të bëjë në mes të Vlorës agjitacion dhe propagandë armiqësore?! T’i dërgosh aparatit të lartë të Partisë një shkresë të titulluar “Mbi çështjen e aktorit Pëllumb Kulla”, do të thotë që është hapur tashmë një çështje! Do të thotë që aparati u ka kërkuar llogari partiakëve të Vlorës për degdisjen e një djali të ri në guroren e Kaninës, pasi ka shkruar dramën e parë të fillimeve letrare, një dramë entuziaste rinore, që po vlerësohej në konkursin e 25­vjetorit të Partisë. E ka paraqitur atë dhe në teatrin ku bënë pjesë shokët e trupës e kanë pritur veprën. Teatri i Vlorës e ka miratuar dhe regjisori përgatiti vënien në skenë. Asnjë gabim ideor nuk kishte drama, asnjë ndikim borgjezo­revizionist, apo “dominim të formës mbi përmbajtjen”, siç thuhet në denoncimet e Keçit. Pra, ra si rrufe nga qielli i kthjellët mosmiratimi në Komitetin e Partisë nga Sykot dhe Keçët e asaj kohe.

Nga ana tjetër, konflikti i ndërsjelltë i Ministrisë së Kulturës dhe tre teatrove, që ndërkohë po e vinin atë në skenë, me mediokritetin e aparatçikëve të Vlorës, përziente shumë probleme, ngaqë prekeshin shumë interesa. Teatri “AZ Çajupi” për pesë ditë do t’u jepte shfaqjen e dramës sime spektatorëve korçarë dhe atë po e vinte në skenë jo dokushdo, por mjeshtri Luarasi. Në Durrës kish përfunduar procesin në tryezë dhe aktorët flisnin mirë për rolet që i tërhiqnin. Në Institutin e Arteve, pedagogu Spahivogli kish filluar një punë diplome me studentët që më së miri i përshtateshin pjesës sime. Rolin kryesor të inxhinierit ia kish ngarkuar studentit brilant Sheri Mita, ndërsa atë të vajzës së rritur me pekule, ia kish besuar shoqes sime (që më pas u bë gruaja ime), Xhuljetës. Nuk mund të përfytyrohej një qiell aq i kthjelltë për një autor të ri. Dhe nuk po ndodhte kjo për inat të Gani Keçit dhe Janaq Sykos, shefit që drejtonte kulturën në Vlorë! Ndalimi i veprës shkaktoi keqardhje në trupën tonë. Punët vështirësoheshin se unë nuk mund ta tërhiqja dramën nga konkursi, dhe nuk kisha arsye kur ajo po çante me sukses drejt çmimeve të larta. Kjo vinte në pozitë të vështirë Komitetin e Partisë, aq më tepër kur te ne, në teatër, po shfaqej hapur pakënaqësia e artistëve, që “kulaçin e bërë në magjen e tyre do ta hanin të tjerët”. Dhe ata punuan fort dhe e gjetën zgjidhjen: me një urdhër nga lart, në të njëjtën ditë, puna u ndërpre në të gjitha këto skena.

kishin emra dhe histori më të pasura se Vlora. Nuk ishin “miqtë” e mi që po ua bënin hilen. Isha unë që i nxirrja në dritë të shtrembër me trillin tim marrok për t’u endur në fushën e letërsisë skenike. Unë në jetën time kam hasur vështirësi, por kam gjetur edhe njerëz dashamirës, me botë të gjerë shpirtërore. Por kundërshtarët e mi të fuqishëm duhej logjikisht të kishin dhjetëfishin e “miqve”, nga ai lloji që i mendonin ata, dhe e patën më të lehtë t’i mobilizonin në betejën e tyre me një qenie të brishtë. Kur kjo ngjarje u bë e njohur, keqardhja preku shumë njerëz të mirë të botës së artit dhe politikës, atëherë po, u shfaqën miqtë. Një ndër ta, poeti i madh Dritëro Agolli, aso kohe një gazetar i thjeshtë i seksionit të kulturës në gazetën “Zëri i Popullit”, nisi të trokiste fort nëpër dyer zyrash të rënda, por pa çarë dot. Atëkohë as Dritëroi nuk e kishte staturën që i njohim tani dhe as që kishte me mua miqësinë që kemi sot. Emri im Agollit nuk i thoshte asgjë dhe do të mjaftonte përmendja e vetëm njërës prej të zezave në jetëshkrimin tim, që të largonte cilindo pa i vënë aspak faj, jo vetëm atëherë, por as edhe sot. Por falë i qofshim Zotit për ekzistencën e pabujshme të njerëzve të tillë që u skandalizuan nga vepra kriminale e atyre aparatçikëve vlonjatë me mashën e Luftës Klasore. Për t’u ritakuar me skenën m’u deshën të kalonin pesë vjet të gjatë. Miq të tjerë të mrekullueshëm vlonjatë, si Ismet Cibaj, sekretar i Komitetit të Partisë në Fier, Axhem Gjonaj, nënkryetar i Komitetit të Vlorës, dhe të tjerë bënë të mundur që unë të atashohesha me emërim në Estradën dhe Teatrin e Fierit, ku erdha më i burrëruar, me një bagazh më të plotë jetësor dhe artistik. Kalvari im ishte i gjatë, por mua asnjëherë në qytetin bregdetar nuk m’u vunë në dukje as vërejtjet për veprën që shkrova dhe as për sjelljen time të padenjë të padisiplinuar dhe të dënueshme politikisht.

Pra, unë u dëbova nga studiot dhe skena e teatrit, por asnjëherë nuk m’u tha motivacioni i këtij ndëshkimi. Nuk m’u tha që vepra kish të meta ideore, e nuk kish sesi, ngaqë konkursi dhe opinioni artistik kombëtar ua pat kyçur me autoritet gojën. Nuk më thoshin dot as që po më syrgjynosnin dhe po më shpinin te gurët. E nuk kish sesi, se ndërkohë, me vonesë – me vonesë, por edhe ata kishin marrë vesh që kjo qe kapërcyer tashmë nga vetë i madhi i vendit dhe përderisa pas takimit me të, pushkatimet dhe arratisjet në fisin tim qenë prerë, nuk dilte dot Keçi para Hoxhës! Edhe në Fier, për një kohë hija e ngjarjes së Vlorës shfaqej, por jo me ato përmasa. Puna ime në këtë qytet të ri kishte vlerësime të larta dhe unë kurrë nuk u nëpërkëmba. Përkundrazi! Jeta mes artistëve të shkëlqyer e mes publikut frymëzues fierak ishte e bukur. Ndodhte ama nganjëherë që në mbledhjet, që provokoheshin kur dënoheshin grupet e shumta armiqë­ sore në nivele të larta të ushtrisë, ekonomisë dhe ideologjisë, na ngrinin të premtonim se ne si kundërpërgjigje do ta rrisnim cilësinë e artit skenik dhe na bënin të ndërgjegjshëm se sa i detyroheshim popullit, sidomos ca nga ne, që në jetët e tyre… Dhe qëlloi që njëherë, ndërsa më kishin ngritur mua, më pyetën: “A mund të na e thuash ti, shok, se nuk na e ke thënë kurrë: përse të dënuan në Vlorë në vitin 1966?!”. Kishin kaluar dhjetë vjet që isha pjesëtar i kolektivit atje! Iu përgjigja: “Nuk jua kam thënë kurrë, more shokë, sepse nuk ma kanë thënë kurrë! E kam kërkuar të ma thoshin motivacionin në Vlorë, nuk ma thanë. E kam kërkuar edhe në Tiranë. Heshtje e plotë! Pa ta provoj ta kërkoj edhe këtu te ju, në Fier, mbase ma thoni: Përse në fund të atij vitit 1966, më dërguan të nxjerr gurë në majë të Shashicës?!”.

Kartela e Sigurimit: Kulla synon përmbysjen e pushtetit

Kjo faksimile e kartelës së Sigurimit “Model 1” i përket të riut 17­ vjeçar Pëllumb Kulla. Një nga rastet e rralla ky, kur policia e fshehtë merrte në përpunim institucionalisht një adoleshent. Përpunimet (përndjekjet) në komunizëm regjistroheshin në këto lloj dosjesh: PP (Përpunim paraprak), kur vinte ndonjë e dhënë e paverifikuar.

Nëse ajo vërtetohej, ngrihej në nivel 2B ose 2A. Dosja “2B” hapej për të gjithë të parashikuarit kundërshtarë të regjimit të llojit “bir prefekti”, “bir kulaku” etj. Ata mbaheshin nën gjurmim dhe një herë në muaj dokumentohej një raport rreth tyre. Dosja “2A”, ndryshe dosja e përpunimit aktiv, që nënkuptonte vëzhgimin 24 orë për objektin me prirje armiqësore. Ekzistonte sakaq edhe përpunimi aktiv, si problem i centralizuar përmbi një person. Ky problem ndiqej me pseudonim, p.sh. problemi i centralizuar “Bataku”, “Bloza”, “Plehu”… Këto janë fjalët që pëlqente më shumë Sigurimi.

Titujt janë të redaksisë. Titulli i autorit: NA ISHTE NJËHERË NJË DJALË I PAFAJSHËM…

12 komente në “Rrëfimi i Pëllumb Kullës: Si më ndiqte Sigurimi i Shtetit kur isha 17 vjeç”

  1. nji uj selite te lutem says:

    TI PELLUMB KULLA je si ai shkelsi ligjit ose hajduti ne kohen e PPSHse , kur shkonte per te verefikuar autorin policia ne at koh shkonte i binte deres komshiut dhe perpara komshiut hapte deren hajduti perball ose shkelsi ligjit dhe justifikohej pa i kerkuar kerkush hesap”jo mer vlla po nuk kom bo gjo un” se i digjte miza ne kesul se komshiun e njifte per njeri te rregullt dhe mendonte se polici kish ngaterruar deren, athere polici qeshte e merte me vete ne polici,dhe zotrote ke qen kokrra spiunit dhe ke 25 vjet qe tregon si beluli per veten tende sa i persekutum ke qen ne at sistem, po ik o idjot me shkoll se na hape barkun,po te ndiqte ai sistem ti nuk do ishe drejtor teatri po do ti qinte robt ai sistem si shum te tjerve qe ishin kundershtar te atij sistemi, mos na ofendo te terve duke na servirur ksi soj paçavuresh se nuk jemi te ter injorant dhe ti burri me i zgjuar i ksaj bote se naj shpife.

  2. brresheri says:

    kurse tash n demokraci perndjekja e njerzve behet me elektronik,drone,spiuna,e turlilloj gjonash. po te krahasosh perpunimin agjenturoro operativ 2A te sigurimit te kohes s baba qemos me perndjekjen qe ben sot demokracija,do te duket sigurimi nji loj me cingla kalamajsh.
    sot t vret shteti dhe te lan e te lyen dhe ta ngjit se vrau veten ose e vran “per larje hesapesh”!..
    kurse sigurimi kishte ligje dhe rregulla qe nuk guxonte kush ti shkelte.
    a.!
    se si ishin ligjet atehere ,kjo gje nuk ishte faji I sigurimit,por I ligjvenesve,te cilet I solli historija ne postin e lart.
    sigurimi ishte nje administrat shtetnore serjoze qe bazonte punen ne kodin penal,kushtetuten,ligjet,rregulloret e institucjonit,
    sigurimsat ishin njerzit me te persekutu te sistemit sepse ndersa rinija e atehershme ,ndigjonin muzik te huaj,bridhnin plazheve te lir,pinin e deheshin klubeve e restoranteve e kercenin e harbonin ne mbremje e dit festash,ne te njejten koh sigurimsat nuk lejoheshin te delnin pa xhaket ne mes te vapes se veres,ne festa ishin n gadishmri,per te pir e dehur as diskutohej se burgoseshin,muziken e huaj edhe nese e pelqenin ishte censura dhe autocensura qe si lejonte ta shijonin,e mos t themi qe po te benin muhabet me nji femer n autobuz te nesermen do I terhiqej vemendja nga shefi pse uli figuren morale!!!
    po kan ardh koh t poshtra sot.
    dhe dun t ja fusin sigurimit pergjegjsin per deshtimin e se kaluares.
    lexoni ato te uikilinksit se cfar shkruajn sot agjensit secrete ne kartelat e tyre. edhe sesa qime ka ne bole te carit tjetri ja numurojn pa cip!
    sigurimi ishte ajo qe po kerkon amerika dhe Europa me bo sot n shqipni.LIGJI.
    SHTETI LIGJOR.
    dhe prandaj ka keto veshtirsi reforma ligjore dhe ligji n shqipni sepse u luftun anatamun njerzit e nershem dhe te ligjit dikur dhe tash gjindja thot: po ne per ligj punum ateher dhe u degjenerum nga demokracija. tash,meqe demokracija s dashka ligj,le ti q.. nona!
    dhe vu.. krimi nder shqiptar!

  3. ca po thu Shabono says:

    O Pellumb na cave trapin!

  4. Muçua i tanes says:

    Pullumb! Mos u merzit nga shkrimet e ketyre idjotve, por duhet tju japesh te drejte…..si jnjorante qe jane ku do ti lexonin shkrimet e tua nga burgu I spaçit?

  5. Moisi Golemi says:

    O Pellumb. Lexova te Dita shkrimin tend per “Shindlerin tend”. E meqenese aty ish cakticizuar komentet, mendova ta shkruaj ketu.

    Sille nga ta sjellesh, dridhe nga ta dredhesh, Shindleri yt eshte Enver Hoxha. Ai te ka sbpetuar nga te gjitha belarat, se perndryshe nuk do ishe sot. Dhe ti, packa se nuk e pranin dot, thelle-thelle ia di per nder Enverit, madje ke edhe simpati te fshehte ndaj tij. Sepse Enveri dinte te nuhaste njerezit me talent dhe i shpetonte nga ngaterresat, packa se mund te vinin nga rradhet e kundershtareve te tij.
    . Keshtu qe, mbaje gort Shindlerin tend dhe mos kij turp. Ka ndodhur edhe ne vende te tjera, me diktatore me te eger.

  6. Moisi Golemi says:

    O Pellumb. Lexova te Dita shkrimin tend per “Shindlerin tend”. E meqenese aty ish caktivizuar komentet, mendova ta shkruaj ketu.

    Sille nga ta sjellesh, dridhe nga ta dredhesh, Shindleri yt eshte Enver Hoxha. Ai te ka shpetuar nga te gjitha belarat, se perndryshe nuk do ishe sot. Dhe ti, packa se nuk e pranon dot, thelle-thelle ia di per nder Enverit, madje ke edhe simpati te fshehte ndaj tij. Sepse Enveri dinte te nuhaste njerezit me talent dhe i shpetonte nga ngaterresat, packa se mund te vinin nga rradhet e kundershtareve te tij.

    . Keshtu qe, mbaje fort Shindlerin tend dhe mos kij turp. Ka ndodhur edhe ne vende te tjera, me diktatore me te eger.

  7. TOMMY says:

    ME QE VOTAT DO TE BEHEN PREJ POPULLIT PER PRESIDENT,VER KANDITATUREN,E MIRATON

  8. Hasan says:

    Aman mos na botoni me nga keto “A do me per Belulin”.

  9. KOMENT I CENSURUAR NGA GAZETA DITA says:

    leter e mbyllur pellumb kulles

    I nderuar

    kaluan 25 vjet nga nderrimi I sistemit dhe sot u kujtove ?

    mire u ndoqe qe 17 vjec nga sigurimi dhe per cudi nuk shkove ne Spac..por ne oborrin e Enverit…..pra ke Hije qe do te ndjekin pas..

    %%%%%%%%%%%

    kur ti ishe ambasdor ne OKB ..ndiqni ju lutem kete krim naziskin te falangave te naziberishizmit….dhe ju lutem..MOS SHISNI KAQ LIRE ATE FARE LAVDIE DHE RESPEKTI QE KE PATUR DIKUR..

    Përbindëshi i Tropojës:
    11 përdhunimet më ekstreme në Shqipëri
    Author Zamir Dule
    Publisher Toena, 1995
    71 pages

    Si e masakroi makineria naziskine berishiste gazetarin Zamir Dule
    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997. Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut. Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.
    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin
    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë. Zamiri rrëfen me shumë lakonizëm se televizori u është prishur dhe se nuk mund të shohë më; por për fat të keq, nuk ka as edhe një radio për të jetuar jetën e të gjallëve, për të patur informacionin, burimin e jetës së tij të dikurshme. Sa për internet, rrjete sociale, Facebook etj., këto janë fjalë të panjohura për ish-gazetarin, sepse nuk ka patur shansin t’i shohë dhe provojë si gjithkush, qoftë dhe si bashkëfshatarët e vet. Ai mezi gjen shtratin e tij, që qëndron i pandryshuar prej vitesh me disa nënkresa të vjetra e të dala boje, ndërsa në një dritare mban fletore dhe shënime të shumta. Por dhe ky “privilegj”, si një tjetër zakon i të shkuarës, po i privohet. Zamir Dule nuk mund të shkruajë asgjë, as ditarin e tij të thjeshtë pa ngjarje reale dhe personazhe jetësorë. Ai tani nuk mund të shkruajë dhe as të lexojë. Të afërmit e tij bëjnë apel për ndihmë, ndërsa ata shprehen se Zamirin e kanë harruar të gjithë dhe në këto momente, ai ka nevojë për ndihmën e shtetit. Traumat në familjen Dule kanë qenë të njëpasnjëshme. Pas asaj që pësoi gazetari, iu vra vëllai, teksa nga gjithë ky lumë hallesh, u nda nga jeta edhe babai i tij. Ajo që mund të thuhet tashmë për të është se Zamir Dule ka nevojë për ndihmë, për kurim, për vëmendje. “Të paktën të ketë sy të shkruajë dhe të lexojë. Ju lutem ndihmojeni”, – thonë të afërmit e tij.

    PRA KRAHESONI ZAMIRIN ME PELLUMBIN E PACES

  10. Andi says:

    Ky spiun grek me emrin Pellumb Kulla ka jetuar ne teatrin e Fierit me mire se Enver Hoxha ne Tirane dhe spiunonte shoket ne Sigurim per ti futur ne burg.
    Dje cifti Pellumb Kulles te fuste ne burg, por sot Pellumbat e Kulles te vrasin.Ketyre pellumbave I ka dale boja dhe jane bere si korbat.

  11. Shqipja says:

    E tmereshme,
    E tmereshme,
    E keto Bajga artistesh Kane kurajo te flasin.
    Nuk lahet m….. Me shu…. Thote populli.
    Me kujtohet presh zogaj kur thoshte kam qene 17 kur mu afrua sigurimi ……”
    Sherbimi ju ka bere te jetoni o vemje se puna e ndershme do tu bente si Zamir Dule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje