Gafa skandaloze: Zbulohet lista e punonjësve të SHISH në Ambasada

22 Gusht 2016, 18:01Kronika TEMA

Një pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar vendet ku vendi ynë ka “spiunë”.

Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, pasi “armiku” mund tu çjerrë maskën. Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga “Shqip” ndodhen të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Sipas dokumenteve, SHISH ka hapur një tender për “për blerje sigurimi shëndetësor”. Fondi limit është 2 milion lekë të reja dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Subjektet e interesuara kanë kohë deri më 31 gusht të paraqesin ofertë.

Në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Një tjetër punonjës i SHISH është në Serbi, i cili ka në përbërje familjare një person. SHISH ka nga një punonjës edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, është një tjetër punonjës, i cili ka katër pjesëtarë në familje.

Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë tu sigurohet shëndeti.

Në dokumentet e siguruara nga “Shqip” janë edhe grupmoshat. Kështu, nga 18 personat që ndodhen në këto seli diplomatike, 6 persona janë të moshës nga 1-18 vjeç. Dy janë të grupmoshës nga nga 19-39, 9 janë të grupmoshës 40-49 vjeç dhe një punonjës është i grupmoshës nga 50-65 vjeç.

Në dokumentet e tenderit janë edhe kushtet e përgjithshme çfarë përfitojnë nga shërbimi shëndetësor këta punonjës. Kështu, maksimumi vjetor është 100 mijë euro, ku sigurohet dhomë dyshe, shpenzime mjekësore, kirurgjikale, anestezistët, kujdes intensiv, ilaçet e këshilluara nga mjeku si dhe shpenzimet për materialet dhe qiraja e dhomës së operimit. Ndërkohë, trajtimi mjekësor ambulator, pa shtrim, mbulohet në masën 4 mijë euro, ku përfshihen shpenzime për mjekim të përgjithshëm, për mjekun specialist, kujdesi parandalues, fizioterapi e kontrolluar nga mjeku, kontrolle me rreze, skaner, etj, kirurgjia ditore dhe ilaçet e këshilluara nga mjeku me maksimum 1 mijë euro.

Punonjësit e SHISH përfitojnë gjithashtu terapi mbështetëse, akuupuntkturë, homopatie, osterapi, kiroprakti, maksimumi 350 euro. Shpenzime për ndjekje shtatzënie dhe lindjeje, përfshirë lindjen me operacion 80 %, maksimumi 2000 euro. Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes 100%. Ndërkohë, kujdesi për shikimin, një palë xhama, ose lente në vit, mbulohen deri në 350 euro.

Me këtë sigurim mbulohet edhe trajtimi dentar, kujdesi parandalues deri në 300 euro, trajtimi i rëndë dentar deri në 1000 euro. Ndërkohë, sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë zonës së mbulimit, për një udhëtim me kohëzgjatje deri në 30 ditë me përjashtim SHBA, Kanada, Japoni, Zvicër, dhe Hon Kong, mbulohet trajtimi urgjent deri në 10 mijë euro në vit. Evakuimi mjekësor/riatdhesimi urgjent deri në 15 mijë euro në vit.

15 komente në “Gafa skandaloze: Zbulohet lista e punonjësve të SHISH në Ambasada”

    1. durresi says:

      I pirdhu ti, me videon tate dhe me gjithe ate qe te ka lejuar ta publikosh.

  1. Flamuri says:

    Nuk e kuptoj cka ketu per lajm.Te gjithe sigurohen.Gabimi eshte i kompanise dhe i atij palo gazetari qe rrezikon njerezit tane atje ku jane rezident.

    1. Korabi says:

      Po sigurohen o shoku, po jo me prokurim publik dhe duke vene njoftim ne gazete. Dhe nuk eshte artikull por njoftim, keshtuqe nuk kane faj hazetaret.

  2. logjika says:

    Jo Flamur, nuk i kuptoke fare gjerat. Punonjes te tille ne vendet e tjera, jashte Shqiperise, nuk jane ambasadore apo punonjes ambasade, por “qyetare” te ngarkuar me detyra funksionale nga SHISH. Dhe po u dekonspiruan, gje qe e paska bere vete Visho Ajazi, ata duhet te kthehen ne Shqiperi dhe humbasin te drejten per te punuar ne kete profesion pergjithnje. KJo qe ka bere Visho eshte skandaloze.

  3. Xxxx says:

    Pse pakujdesi?! Diku do i siguroje diplomatet dhe ka zgjedhur nje kompani shqiptare. Eshte detyre e kompanise te ruaje sekretin per kete rast dhe shume te dhena te tjera qe kane ata per klientet e tyre.

  4. Xxx says:

    O “logjika”! Je komplet jashte teme.

  5. Roni says:

    Sa turp nje shtet qe ska lene gje pa nxjerre ne pazar kjo eshte demokracia shqiptare?

  6. Korcari vip says:

    O Flamur Noka se kupton qe e ka bere gurgulene Visho. I ka dekonspiruar me ose pa dashje. Lexo ndonjehere tere artikullin se ste ben dem.

  7. Fatosi-kosove says:

    Keta jane disa nga ata qytetaret “dixhital” te sali berishes qe permes SHISH mbulohen me dokumente ,prandaj ketu ska asnje faj gazetari apo gazeta siq thot dikush me larte por shqiptaret duhet te zgjohen dhe ta kuptojne se çfar eshte ne gjendje te beje sali berisha me lul bashen,merreni me mend spiun ke edhe ne kosove te cieln kjo dyshe e konsideron si pjese te serbise,sikur ky skandal te kishte ndodhur ne ndonje shtet tjeter do te kishte shkarkim te kryetarit te SHISH,kthim te ketyre njerezve ne vend dhe arrestim me burg per te gjithe kete kope.

  8. Jorgo says:

    nuk eshte sekret, ato jane persona qe njihen dhe kane lejen e shteteve ku punojne, pra persona kontakti, mos u merrni me perrallat e mediave te papergjegjshme.

  9. Baci says:

    Nje nga ata qe ke to more k..

  10. Alban Bardhyli says:

    PAPËRGJEGJËSI E GAZETËS “SHQIP” DHE E QARQEVE TË POLITIZUARA!

    Do të udhëzoja udhëheqjen aktuale të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të verifikojë të gjithë ata që kanë akses në informacionet që u botuan në Gazetën “Shqip” dhe që mund ta kishin informuar atë e të marrin masat e duhura për vënien e tyre para ligjit për zbulim të sekretit shtetëtror (!)

    Alban Bardhyli

    Gazeta “Shqip” ka publikuar disa informacione mbi ajo që tha se është numri i koordinatorëve të SHISH brenda ambasadave shqiptare jashtë vendit dhe shtetet ku presupozohet se punojnë ata.

    Nuk dua une të hyj në temën a janë këto informacione reale, sepse as nuk e di, as nuk duhet të di unë një gjë të tillë.

    Por, ajo që dua të pyës unë Gazetën “Shqip” është: a është një pakujdësi e Institucionit apo një papërgjegjësi e Gazetës “Shqip” dhe të informatorëve të tyre të politizuar potencialë brenda SHISH që duan ta vënë në pozitë të vështirë udhëheqjen aktuale të saj se kinse i “rrjedhin” të dhënat top sekrete në publikime të Agjencisë së Prokurimit Publik?!

    Do të udhëzoja udhëheqjen aktuale të Institucionit të verifikojë të gjithë ata që kanë akses në informacione të tilla brenda SHISH dhe mund ta kishin informuar gazetën “Shqip” dhe të marrin masat e duhura për vënien e tyre para ligjit për zbulim të sekretit shtetëtror.

    Nuk kam informacione dhe nuk kam prej nga të kem se një gjë të tillë është ndodhur.

    Por e them këtë gjë duke ditur tendencat e përgjithshme sidomos të disa agjentëve të politizuar që i mbesin besnikë deri në vdekje ish Drejtorit Fatos Klosi për të dekonspiruar çdo gjë për llogari të padronit të tyre.

    Mendoj se burimi i informacionit në Gazetën “Shqip” janë pikërisht këto individë të papërgjegjshëm që, për interesa të klaneve të tyre partiake, mund të dekonspirojnë edhe informacione rreptësisht sekrete shtypit bulevardesk.

    Edhe nëse informacionet janë të botuara tek Agjencia e Prokurimit Publik, duhet hetuar kush nga Institucioni i ka nxjerrë në botim dhe mos e ka bërë këtë gjë qëllimisht kundër interesit të SHISH?!

    Nëse provohet se qarqe të politizuara kanë kurdisur këtë “skandal” të ri të “Shqip” për të njollosur Institucionin, duhet të japin përgjegjësi për këtë vepër mizore që (nëse presupozojmë se informacionet janë reale) mund të vë në rrezik njerëzit më atdhedashës të kombit, ata që veprojnë në vendet e huaja për të nxjerrë informacione

    Nuk duhen toleruar akte të dekonspirimit nga “mbetjet” e politizuara brenda Institucionit, sepse nesër mund të kërcënohet vetë siguria kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

    Tiranë, 23 gusht 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje