FOTOT/ Tërmeti zhduk qytezën e Amatrices në Itali. Rritet bilanci i viktimave

24 Gusht 2016, 09:34Politika TEMA
FOTOT/ Tërmeti zhduk qytezën e Amatrices në Itali. Rritet bilanci

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar gjatë natës duke u gdhirë e mërkura në qendër të Italisë. Nga kjo fatkeqësi natyrore, bilanci i viktimave sa vjen e po rritet.

Lëkundja me magnitudë 6 të shkallës rihter, ndodhi rreth orës 03.36 të mëngjesit të sotëm, me epiqendër rreth dy kilometër larg nga Accumoli (Rieti), për t’u pasuar më tej nga dy të tjera më të lehta.

Për shkak të fuqisë së madhe goditëse u shënuan dëme të shumta në objekte, ndërsa konfirmohen 21 viktima, mes tyre katër të një familje.

Gjashtë nga viktimat janë shënuar në Accumuli, 5 në Amatrice dhe 10 të tjerë në Marche ye Pescara del Tronto.

Zonat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto. Kryebashkiaku i Accumoli, Stefano Petrucci, deklaroi se dhjetëra persona të tjerë ndodhen nën rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti, ashtu si dhe gjithë fshati.

Për shkak të tërmetit spitali i Amatrice është shkatërruar, ndërsa të plagosurit po kurohen me barrela në rrugë. Shumë nga të plagosurit po transferohen drejt spitaleve të tjera për mjekim

Ajo që la pas tërmeti i fortë me magnitutë 6.2 në Itali është e frikshme.

Kryekomunari i Amatrice, njërës nga zonat më të goditura nga tërmeti ka deklaruar se gjysma e tij tashmë nuk është më, është zhdukur nën rrënoja.

Njerëz që nxirren nga rrënojat, të tjerë të lënduar, shumë të tjerë sipas policisë kanë mbetur nën to dhe nuk dihet fati i jetës së tyre, janë vetëm një pjesë e pamjeve të tmerrshme që vijnë nga Italia.

Mediat italiane raportojnë për të paktën 37 viktima dhe më shumë se 100 të humbur, ndërsa vazhdojnë që prej orësh operacionet frenetike për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.

3 komente në “FOTOT/ Tërmeti zhduk qytezën e Amatrices në Itali. Rritet bilanci i viktimave”

  1. Kritiku says:

    Gazetare “dru-me pre”, mesoni qe te shkruani me kuptim dhe jo si maloke qe jeni! Ne titull shkruani qe qyteti zhduket, ndersa me poshte shkruani qe Kryekomunari i Amatrice-se tite qe gjysma eshte nen rrenoja. Tani eshte i gjithe qyteti i rrenuar apo gjysma? Nuk mund te thuhet “u zhduk” sepse qyteti aty eshte. Perdorni fjale qe kane kuptim, ore gazetare truthare!
    Ju gazetare jeni me “termet” ne tru!

  2. Bekimi says:

    Kusure…
    trokitje në ndërgjegje, vëmendje…
    Mbase ndonjë ditë, librat e ligjeve do të thjeshtohen ose eleminohen fare, duke përdor vetëm librat e shenjtë, për të mësuar sesi ndërtohen mardhëniet ndërnjerëzore dhe hyjnore, afër dhe larg…Në fakt nuk ka “larg”- gjithçka është afër.

  3. Phoenix says:

    Aq virtuoze jane keta sa sot gjithe diten kane reklamuar nje artikull ku kishte ngordh nje mace 15 ne Kolorado a Nevada. Se cfare malli perdorin dhe kta redaktoret nuk dihet.
    Ah, komplimenta se tani nga fundi e kishit heq, duhet t’ju kete dale pija dmth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje