LSI mbledh Kryesinë për problemin e maturantëve/ Meta: Mbështesim ligjin për arsimin, por s’duhen krijuar probleme

9 Shtator 2016, 18:09Sociale TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një mbledhje të posaçme të Kryesisë me kërkesë të deputetes dhe nënkryetares së LSI-së,  Kejdi Mehmetaj, për të diskutuar lidhur me situatën që ka të bëjë më debatin më të fundit hapur në publik, për pranimin në universitete të maturantëve që kanë përfunduar shkollat e mesme.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta theksoi se qëndrimi ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar “Për arsimin e lartë”, por gjithmonë duke e respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve.

“Dihet që ka pasur disa debate dhe disa shqetësime ku qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar “Për arsimin e lartë”, por gjithmonë duke e respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë bazuar në meritë, preferencë dhe transparencë.

Në këtë drejtim, nga diskutimet e bëra deri tani edhe me grupet e ish-maturantëve dhe aplikantëve për universitete apo të prindërve të tyre, por edhe me përfaqësues të universiteteve, është i qartë që ka nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike dhe të mbetura në mënyrë që të kemi një situatë shumë të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën ku ato do të hyjnë”, theksoi Meta.

Meta shprehu besimin se edhe pa bërë ndryshimet në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojmë parimin e meritës, të preferencës dhe të transparencës .

“Është një fakt që grupi ynë parlamentar në kuadër diskutimeve për këtë ligj në parlament, edhe në emër të emër të Kryetarit të Grupit Parlamentar, edhe në emër të z. Luan Rama, edhe në emër të Kejdi Mehmetaj, i ka ngritur shqetësimet dhe rëndësinë e ndjekjes së zbatimit të ligjit për të arritur qëllimet pozitive që kishte ky ligj.

Ne kemi besim që edhe pa bërë ndryshimet në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojmë tre parimet kryesore: të meritës, të preferencës dhe të transparencës. Me durim, me qetësi, me dialog dhe me bashkëpunim kjo çështje do të zgjidhet në interesin më të mirë të publikut, të rinjve dhe të familjeve të tyre”, tha Meta në mbledhjen e posaçme të Kryesisë së LSI-së.

3 komente në “LSI mbledh Kryesinë për problemin e maturantëve/ Meta: Mbështesim ligjin për arsimin, por s’duhen krijuar probleme”

  1. tevjedhimmeshpejt says:

    Shume pune e mire,ju lumte!

    1. TEMA 55 says:

      Ata te Jehovait smerren me politike si puna jote.
      Se ku e kupton punen e mire ti zoteri pervec se do te vjedhesh sa me shpejt vetem dikush i infektuar me virusin LSI e di.

  2. Bingo says:

    Mbeshtesim ligjin per arsimin [problemet] por sduhen krijuar probleme .
    A ka ndonje expert ta zbertheje kete zgjidhje matematike politike te lesh e lise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje