Papa Françesku dhe urdhri i Jezuitëve: A është Shoqëria e Jezusit themeluesja e socializmit?

9 Shtator 2016, 15:00Dossier TEMA

Papa Françesku është i parë Papë nga urdhri Jezuit. Por çfarë do të thotë kjo? Dhe çfarë është urdhri i Jezuit.

Revista amerikane Newsweek iu sjell një speciale me shtatë fakte që duhet të dini mbi këtë urdhër.

Që nga themelimi i universiteteve nga jezuitët, dalja e tyre jashtë ligjit, pse më përpara nuk ka pasur asnjë Papë nga ky urdhër.

Nga motoja AMDG deri tek thashethemet që urdhri i Jezuitëve ka themeluar socializmin.

1- Çfarë janë Jezuitët?

Nëse keni një kujtesë të mjegullt të Jezuitëve nga ditët që studionit në shkollë, ju rikujtojmë se Shoqëria e Jezusit është shumë më tepër se një administratore e universiteteve më prestigjioze amerikane. Gjithashtu të njohur si “Marinsat e Zotit” ose “Kompania”, Urdhri i priftërinjve dhe vëllezërve u themelua nga Shën Ignatius Loyola në vitin 1534 së bashku me gjashtë studentë të tjerë në Universitetin e Parisit.

Shën Ignatius kishte një përgatitje ushtarake, dhe aderuesit e hershëm i referoheshin si “Kompania e Jezusit”, prandaj të dy pseudonimet jetojnë ende në ditët e sotme. Ndoshta të lumtur që jezuitët nuk po formonin kishën e tyre, sikundër bëri Martin Luteri disa dekada më parë, Papa Pali III u dha atyre në vitin 1537 aprovimin për t’u bërë priftërinj.

Tre vjet më vonë, Papa u dha Jezuitëve të drejtën të ndërtonin urdhrin e tyre të priftërinjve. Si kreu i Urdhrit të ri, Ignatius dërgoi priftërinjtë e tij të gjithë Evropën katolike të ndërtonin shkolla, kolegje dhe seminare. Në çastin e vdekjes se Ignatius në vitin 1556, Jezuitët kishin themeluar tashmë 74 kolegje në tre kontinente. Duke qenë puna misionare si vlerë thelbësore, jezuitët janë njohur për përhapjen e katolicizmit të gjithë botën. St Francis Xavier, në veçanti është fokusuar me zgjerimin e Kishës në Azi.

2- Çfarë përmban zemra e një jezuiti?

Nën Shën Ignatius, Shoqëria e Jezusit besonte se reforma në kishën katolike fillon me reformën e individit. Anëtarët themelues të Shoqërisë së Jezusit bënë betimin e dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes. Jezuitët aktual bëjnë të tre zotimet edhe sot, së bashku me zotimin e bindjes ndaj Papës.

3- Çfarë ka kjo të bëjë me studimet në Georgetown?

Me fokusin të saj në arsim, Urdhëri jezuit ka qenë i lidhur me disa nga universitetet më të mira në botë.

Në Shtetet e Bashkuara, Georgetown ishte i pari universitet jezuit, i themeluar në vitin 1789. Sot, ka 28 kolegje dhe universitete jezuitë vetëm në Shtetet e Bashkuara (duke përfshirë Georgetown, Fordham University, Loyola University dhe Boston College), dhe ka përafërsisht 189 institucione jezuitë të arsimit të lartë në të gjithë botën. Që nga themelimi i urdhrit, Jezuitët janë të njohur për të menduarit e lirë, e cila ka ndihmuar ti bëjë universitetet e saj kaq të mirë-konsideruar. Papa Françesku ndoqi Universidad del Salvador, një institucion jezuit në Buenos Aires.

4- Nëse Jezuitët janë katolikë inteligjentë më zotimin e dëlirësisë, pse nuk ka patur më përpara një Papë Jezuite?

Ndonëse jezuitët tani janë të mirë-konsideruar, urdhëri nuk ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira me Kishën Katolike. Shikoni vetëm emrin e urdhërit, “Jezuit” ishte fillimisht një term ironik për ata që përdornin shumë shpesh emrin e Jezusit. Jezuitët arritën ta përmirësojnë këtë emër dhe tashmë termi i përqafuar nga urdhri i Jezusit ka kryesisht kuptimin pozitiv.

Por në vitin 1767, nisur nga akuzat se Jezuitët kishin shumë ndikim dhe ishin elitistë, Papa Klementi i XIV firmosi urdhrin për zhdukjen e Shoqërisë së Jezusit, i cili u zbatua në disa vende katolike të tilla si Franca, si edhe në vendet që ishin pjesë perandorisë spanjolle dhe portugeze. Por urdhëri nuk u përndoq në vendet e tjera jo-katolike, duke bërë në këtë mënyrë që urdhëri i Jezuitëve të vazhdonte në Rusi dhe në territoret e saj. Në 1814, Papa Pius VII rimëkëmbi urdhrin e Jezuitëve, por kjo praktikë nuk u ndoq menjëherë në të gjitha shtetet. Në fakt, Zvicra ndaloi Jezuitët me anë të Kushtetutës, nen i cili nuk u hoq deri në një referendum në vitin 1973.

5- Jezuitët janë mendimtarë të lirë? Çfarë do të thotë kjo? Gjithashtu cili është zotimi i varfërisë? A do të thotë kjo që Jezuitët të jenë socialistë?

Jezuitët inkurajojnë tolerancën ndaj feve të tjera, mësojnë teologjinë e feve të tjera në institucionet e tyre, dhe gjithashtu besojnë në arsimin e lirë për të gjithë.

Ky theks në të menduarit e lirë – dhe veçanërisht opozita e pjesëtarëve të urdhrit ndaj të pasurve – i ka quajtur ata si themeluesit e socializmit.

Papa Gjon Pali II, për shembull, denoncoi disa Jezuitë në Amerikën Latine për promovim të teologjisë çlirimtare, e cila është e fokusuar në çlirimin e popullit të shtypur, veçanërisht të të varfërve nga shtypësit e tyre të pasur.

Por ndoshta lidhja më e drejtpërdrejtë me socializmin vjen nga Fidel Castro, ish-diktatori kuban i cili studioi me Jezuitët për 12 vjet, megjithëse Kastro më vonë detyroi mësuesit e tij të largoheshin nga Kuba në vitin 1961.

6- Çfarë është AMDG?

Motoja e Jezuitëve në latinisht është “AD MAIOREM DEI GLORIAM”, ose AMDG, që do të thotë “për lavdinë më të madhe të Perëndisë”, për të thënë që çdo gjë i ofrohet Perëndisë. Disa institucione jezuitë kanë edhe notat e vlerësimit të studentëve me AMDG,e dhe Papa Gjon Pali II, edhe pse nuk ishte një jezuit, e përfshinte shpesh AMDG në nënshkrimin e tij.

7- Çfarë ka të bëjë e gjithë kjo me Robert De Niro?

Përpara se Robert De Niro të bëhej i njohur për filmat e tij me mafian, ai luajti në filmin britanik “Misioni”, i cili u kandidua për çmimin “Oscar” në vitin 1986.

Skenat e filmit “Misioni”, ishin të vendosura në vitin 1790, dhe tregon historinë e një misioni jezuit spanjoll në Amerikën e Jugut. Robert De Niro nuk luajti priftin, ai luajti rolin e një shoferi dhe robi mercenar, i cili rrëmben vendasit dhe i shet ata në afërsi të plantacioneve – edhe pse ai më vonë udhëton me Jezuitët si një i penduar. Një tjetër shembull i një jezuiti në kulturën popullore? Babai James Martin, i shfaqur në filmin “The Colbert Report”, dhe është quajtur “kapelani i Kombit Colbert”, dhe më së fundi u shfaq në 13 shkurt për të diskutuar dorëheqjen e Papa Benedikti i XVI-së. Rastësi?/Tirana Observer

5 komente në “Papa Françesku dhe urdhri i Jezuitëve: A është Shoqëria e Jezusit themeluesja e socializmit?”

    1. arusha1988 says:

      Boooooo cfare perkthimi skandaloz! Na e shpifet o njerez. Merruni me lojra me mire.

  1. Gjergj Meta says:

    Versioni i keti bazhdarit, Jezusi ishte i majte. Jeni cmend! Dom Gjergji

  2. Lpl. says:

    Patjeter qe ka ndikuar tek ata qe kane studjuar ne shkollat e kishes ashtu si kane dale edhe artiste shkrimtare poete e muzikante kane dale edhe politikane duke marre katekizem dhe duke ju filur per barazine dhe per dhurimin e pasurise .Keta politikane thane po ju marrim te pasurve dhe ju japim te varferve dhe kaq pa kuptuar se ku merren kur te mbarijne keto para .Ne evrope eshte mbi dhurimin dhe jo mbi rrembimin e pasurise atije tjetrit dhe kjo vazhdon akoma kishat dhe spitalet universitetet mbahen me donacjone .Keta diktatore e kane keqkuptuar mesazhin biblik ose ju ka interesuar , ne Bibel prona eshte e shejte dhe çdo gje paguhet çdo pune , dhe eshte ne deshiren e tije te dhurije ap jo ky eshte ndryshim i madh me socjalizmin komunist.

    1. Jezusi Hebre ska lidhje me Europen says:

      Per ke Bibel e ke fjalen daku per BIblen e Hebrenjve apo te Krishtereve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje