TABELA/ Vlora, qyteti me papunësinë më të lartë në Shqipëri

14 Shtator 2016, 09:33Sociale TEMA
TABELA/ Vlora, qyteti me papunësinë më të lartë në

Duket paradoksale, por është e vërtetë. Vlora, qyteti që ka potencial të lartë turistik dhe portin e dytë më të madh në vend, ka më shumë të papunë, në raport me forcën aktive për punë, se në çdo qark tjetër në Shqipëri.

Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%.

Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë  është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.

Pjesa më e madhe e të punësuarve në Vlorë janë në shërbime, me rreth 52% të totalit, të ndjekur nga industria me 25.7% dhe bujqësia 22.4%.

INSTAT ka filluar për herë të parë këtë vit të publikojë në anketën tremujore të forcave të punës edhe ndarjen e papunësisë sipas qarqeve.

Në tremujorin e dytë, qarku me papunësinë më të ulët është Dibra me 8.1%, e ndjekur nga Berati me 8.9% dhe Korça me 9.9%, raporton Monitor.

Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë për gjithë Shqipërinë ishte 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti.

Qytetet që kanë parë rënie më të madhe të papunësisë janë Tirana (-3.5 pikë përqindjeje), Gjirokastra (-3.3 pikë përqindjeje), Lezha (-2.1 pikë përqindjeje), Durrës (-1.4 pikë përqindjeje).

Papunësia është rritur më shumë në Elbasan (+1.3 pikë përqindjeje) dhe Korçë (+1 pikë përqindjeje).

6 komente në “TABELA/ Vlora, qyteti me papunësinë më të lartë në Shqipëri”

  1. Andreas says:

    Pordhe me rigon! Ne shqiperi jane te gjithe te papune.

    1. Papa Jani says:

      Ju bithekirat e janulles se kini shume problem. Financon kisha orthodhokse greke

  2. Dorina says:

    E di pse Vlora ka papaunesine me te madhe? sepse kane deputet kryeministrine e vendit…

  3. Vlonjati says:

    Uo…uooo…babale!!
    Po pse na plasi Rrocka te punojme ne apo te na hapi Kryeministri vende pune! Po hame detin ne ore vella! Gjithe ai det te shkoj kot thoni ju! Ne me mire qime ne byth njeri-tjetrin se sa ti kerkojme qeverise pune apo te gjejme pune vet!

  4. vloraku nga lagja partizani says:

    Ca thoni mor njesha ?Po ata 26 % qe thoni ju jane hajdutet apo haruat qe ne e kemi per tradite vjedhjen,keshtu qe e kemi 0 papunsin ne a ju qivja udht.

  5. ABC e papunesise says:

    Patjeter qe Vlora ka papunesine me te madhe ne rang vendi sepse ska zot,as kryebashkiaku Leli dhe as kryeministri nuk perfaqesojne vlonjatet,as ne qeveri ska vlonjate as keshilltaret e Lelit sjane vlonjate,pale pastaj qe edhe ujesjellesin e drejton nje cop siriani (nje zot e di se kush eshte dhe cfare interesi ka),sikur kane vdekur vlonjatet.TURP!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje