Piloti i avionit që ra në Ishëm i dënuar për korrupsion. Ka lidhje me trafikant droge

15 Shtator 2016, 16:23Kronika TEMA

Piloti italian Guido Andrea Guidi rezulton se si person i skeduar në vendin fqinj. Nga informacionet që Italia ka përcjellë tek autoritetet shqiptare, Guidi del se, ka kontakte me shtetas shqiptar në hetim dhe me precedent të trafikimit të lëndëve narkotike.

Avioni i drejtuar nga piloti italian, u rrëzua ditën e sotme në fshatin Gotull të Ishmit të zonës së Durrësit.

Avioni tashmë i sekuestruar në gjendje të boshatisur, ka përmasa të mëdha dhe kapacitet mbajtës për një ngarkesë 1.5 deri në 2 tonë.

Piloti i avionit që ra në Ishëm i dënuar për korrupsion

Drejtësia italiane e ka dënuar pilotin italian Guido Andrea Guidi, që u ul sot me avionin e tij të vogël në grykëderdhjen e lumit Ishëm për korrupsion.

“News24” ka siguruar një dokument të Gjykatës së Lartë që mban datën 23 Tetor 2013, ku Guido Andrea Guidi së bashku me shtetasin E. R. akuzohen për nxitje në korrupsion, pas një aksidenti ajror të ndodhur në aeroportin Linate të Milanos.

Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, 68-vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë lidhur me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Linates në Milano.

Bëhet fjalë për një aksident të një avioni të vogël i cili i përkiste kompanisë ajrore “Eurojet Italia” për të cilin Guidi ishte edhe bashkëpronar, shkruan “News24”.

Guidi, në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit të Eurojet, për të mbrojtur kompaninë e tij i ka paguar shumën prej 125 mijë euro një zyrtari të prokurorisë së Milanos, Marco Cimaglia, që merrej me hetimin e çështjes, me qëllim ndryshimin e dëshmive, duke i ofruar si konsulentë të hetimit një teknik të kompanisë së vet për dhënien e dëshmisë mbi gjendjen teknike të avionit.

Konsulenti teknik do të jepte të dhëna se gjendja teknike e avionit ishte në rregull dhe se shkak për aksidentin ishte tufa e zogjve që u përplas në motor duke i shkaktuar flakë.

Në aksidentin e ndodhur në qershor të vitit 2003, humbën jetën të dy pilotët që ndodheshin në avion. Sipas gazetës italiane L’Unita” në atë kohë, ngjarja është parë në transmetim të drejtpërdrejtë nga kanali publik Rai Tre, ndërkohë që po pasqyrohej gara sportive e çiklistëve italianë. Avioni i kompanisë ajrore Eurojet i cili përdorej edhe për shërbimet eurotaksi, pasi u përplas me një tufë zogjsh ra mbi një fabrikë të prodhimit të pompave hidraulike duke i shkaktuar zjarr të menjëhershëm.

 

 

2 komente në “Piloti i avionit që ra në Ishëm i dënuar për korrupsion. Ka lidhje me trafikant droge”

  1. genti says:

    po jo ska mundesi..ju te temes na garantuat qe ai ishte vetem turist::))))

  2. Petro says:

    qe ish nisur ne veri dhe perfundoi ne lindje…O zot si perfundoi vendi im nga banda e lavires serbe lindur me 1941.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje