Policia Rrugore po vijon kontrollet për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 966 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 14.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative.
Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 20 Leje Drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 28 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,47 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 133 masa administrative per shpejtësi.
Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Në këtë video të publikuar nga Policia e Shtetit duket se si një drejtues automjeti kapet i dehur në timon dhe i hiqet leja e drejtimit.