Policia: Ja kush janë personat që rrahën biznesmenin libanez

15 Shtator 2016, 09:57Kronika TEMA

Policia ka identifikuar personat që rrahën biznesmenin libanez pak ditë më parë.

Ajo bën me dije se një prej dhunuesve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në goditjen me sende të forta ndaj shtetasit libanez F. M., ndodhur më datë 10.09.2016.

Më datë 14.09.2016, u bë arrestimi i shtetasit:

– Skender Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se më datë 10.09.2016, në aksin rrugorë, Kashar – Rinas, pas një përplasje mjetesh, i cili ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, shtetasit F. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesë i’u gjet e sekuestrua 35 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabiss Sattiva.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve V. D., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe L. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 89-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Punohet për kapjen e dy shtetaseve të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje