Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.
Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. i pari i vrarë me 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar, si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.
Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që repi të formëzohej plotësisht dhe të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh.
Në fillim do te ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut “Noizy”, Arkimed Lushës, “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”, beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër.
Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.
Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij “Butuesi”, është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR. Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.
Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e “Babastars” dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës./ TCH
pune korrakesh sunite,varu kkkkkkkk…………
Te vritesh per ca malok e ca katnar!!!
Me perplasije fizike Noizy (emri ne art i marre nga njerzit qe e rrethonin ne Angli pasi
ka qene boksjer) te thyen kafken…. tek per tek dhe keta kengetaret e hiphopit e dine fare mire….. prandaje ate koqevarin dje me nje grusht te thate e palosi per toke duke lepire asfaltin….. duke qene e pregatitur nga koqevaret n’gatrresa i vellai i atije qe perfundoje duke lepire asfaltin n’zorri pist…. dhe qelloi shokun e Noizyt pasi i doli perpara si mure per te mbrojtur shokun e tije…. dmth Noiz….. levizin me arme kopilat koqevare ose shqipefolcat c’fare ti bejme….. Policia fle gjume si ai shoku qe perfiundoje ne asfalt….
Si perfundim ajo qe eshte e rendesishme eshte qe nuk pati te vrare…. dhe
koncerti i No.. perfundoje me sujkses.
te krahasosh plehrat rrypiste te shqiperise me tupac etj eshte si te krahasosh kristi penderin me elton john. megjithate perderisa jane tu i honger koken njoni tjetrit le te vazhdojne sic e kane nisur. plehrat ne plehra perfundojne.
Normal që kjo nuk ndalet bejne luftoj ku perderet arma dhe nuk burgosen normal që keta nuk doté ndalen është dashur qe të ishin ne burg tash e per shumë vjet e jo ne liri