Gjykata Kushtetuese nuk përsërit rastin Kokëdhima, nuk i heq mandatin Rakip Sulit

14 Shtator 2016, 15:09Kronika TEMA
Gjykata Kushtetuese nuk përsërit rastin Kokëdhima, nuk i heq

????????????????????????????????????

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli.

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend nuk e ka parë të udhës që të përsërisë precedentin e muajve më parë kur i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës.

Vendimi  plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 14.09.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues:   Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Subjekte të interesuara:   Një e dhjeta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Deputeti Rakip Suli

Objekti:  Konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Rakip Suli

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje