Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës. 19 në pranga

13 Shtator 2016, 10:54Kronika TEMA

Agjentët e Guardia di Finanza në Leçe të Italisë kanë ndërmarrë ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj 19 personave, anëtarë të një organizate italo-shqiptare aktive në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, si dhe armë të tipit kallashnikov dhe municione.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shtojnë më tej burimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje