I frikësuar edhe në qeli. Pas atentatit me snajper, Gazmir Daci: Frikë për familjen

12 Shtator 2016, 20:14Kronika TEMA

Pas atentatit të dështuar që u organizua kundër tij nga jashtë burgut të Vaqarrit,  Gazmir Daci është i  vetmi i paraburgosur që megjithëse në qeli, ruhet me masa të posaçme.

“Tani jam në plan masash, nuk dal shpesh, dal vetëm me ajrosje të kufizuar”, shprehet Daci.

Në një kohë që për këtë ngjarje u arrestuan dy të rinj, ndërkohë që i dënuari i plagosur aksidentalisht mbahet nën kujdes mjekësor, Gazmir Daci kërkon ndihmë nga shteti që t’i ruajë edhe familjen.

Gazmir Daci: Pas 3 atentateve që më janë bërë nuk ka një urdhër mbrojtje nga shteti.

TCH: Me këtë je duke thënë që familja jote ka nevojë për mbrojtje?

Gazmir Daci: I kam bëtë një herë apel shtetit, i bëj sërish, që të paktën t’i mbrojë nga ana shtetërore, se unë nuk jam i zoti t’i mbrojë më.

TCH: Pse duhet ti mbrojë? Nga çfarë kë frikë ti?

Gazmir Daci: Nga këto atentate që më janë bërë.

TCH: Fakti që të qëlluan ty, do të thotë që ata persona janë të vendosur për të vrarë?

Gazmir Daci: Po si të vrasësh, do të vrasin.

Daci ndodhet nën gjykim për një vrasje në Kamëz në 2015-n, kur gjatë një konflikti qëlloi për vdekje Valmir Kolaverin dhe plagosi të vëllain e tij.

Për këtë krim, Prokuroria dyshon se vëllai i tyre, Ergys Kolaveri planifikoi ta vriste me armë nga jashtë rrethimit në kohën që Daci ishte në ajrim, por ngatërroi shënjestër duke dëmtuar shtetasin Lili Dulaj.

1 komente në “I frikësuar edhe në qeli. Pas atentatit me snajper, Gazmir Daci: Frikë për familjen”

  1. Drini says:

    Shiko surratin e ketij krimineli sunit dhe numero krimet e sunito- islamikeve ne shqiperi ku per cdo dite jane po keta qe vrasin dhe presin vjedhin dhe rrembejne pronen e te tjereve. Frymezimin e kane nga kryesuniti shtaze Saliu i Vicidolit. Qellojne mbi njerez dhe vrasin si kanibale. Keta jane niper te turkut qe ne i quajme shqiptare. Fare e ndyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje