Horror në Tiranë/ Gjendet trupi i copëtuar i një mashkulli në Selitë

12 Shtator 2016, 12:11Kronika TEMA

Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë.

Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.

Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë.

Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupitt i mungonin disa gjymtyrë.

Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje