DESHMITARET/ "Si e rrahën biznesmenin Mitri me shkop bejzbolli"

11 Shtator 2016, 18:20Kronika TEMA

Një biznesmen me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze është masakruar dje me shkop bejsbolli në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit në Tiranë.

Bëhet fjalë për 55-­vjeçarin Fadi Mitri, i cili po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit me automjetin tip “Mitsubishi”, që drejtohej nga shoferi i tij shqiptar, me iniciale E.M., kur është përplasur qëllimisht nga një automjet tjetër, raporton Panorama. Mitri është administrator i kompanisë nga Katari, “Omnix Albania”, e cila do të ndërtojë një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Edhe sulmi i djeshëm ndaj tij dyshohet paraprakisht se ka lidhje pikërisht me këtë investim që do të kryhet.

Dëshmitarët

Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar fillimisht Policinë, duke thënë se kishte ndodhur një aksident automobilistik. Por dëshmi të tjera, të mbërritura në sallën operative, flisnin për një ngjarje më të rëndë sesa aksidentale.

Persona të ndryshëm, që kanë kaluar me makina pranë vendit të ngjarjes, kanë deklaruar se mes personave që ndodheshin në dy mjetet e përplasura, kishte ndodhur edhe një përleshje fizike Ndërsa të tjerë flisnin për persona të gjakosur në anë të rrugës, që kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Megjithatë, askush nuk ka dhënë dëshmi të qarta rreth autorëve që shkaktuan ngjarjen, por vetëm për mjetin me të cilin ata janë larguar.

10 komente në “DESHMITARET/ “Si e rrahën biznesmenin Mitri me shkop bejzbolli””

  1. Bushi says:

    Vrasesit jane horrat e Saliut dhe Bashes.Per kete te jini te sigurt.

    1. abc' says:

      Te rrahen Anauatat o Mitri (Dhimitri) te rrahen

  2. Kuq e zi says:

    Sa cudi llapaqenat shqiptare nuk konentojne kto lloj lajmesh
    Apo zdoni te perziheni

  3. anonim says:

    Vend egersirash. .Shqiperia do ngelet vendi me i varfer ne bote gjithmone. .ne vend qe te thone flm atyreve qe vine te investojne. .i masakrojne. ..turp e mire ti behet kanibaleve shqiptare. ..pa buke ngelshin.

  4. Hutch says:

    Ka lidhje ngjarja me gjirin e lalzit ku po nderton biznesmeni. Me ndihmen e joana qeleshit, nje fshatar i zones qe kishte nje kioske arriti te marre me parashkrim fitues nje siperfaqe prej rreth 44.000 m2. Nje skandal i papare dhe per cudi askush deri tani nuk ka reaguar. Gjyqi eshte bere me gjyqtar te vetem, joana qeleshi, kryetarja e gjykates durres. Tani llogarite bejini vete se cfare afere fshihet pas ketij skandali gjyqesor dhe sa ka fituar per hesapin e sai joana qeleshi

  5. Tani says:

    Joana qeleshi shkaktarja. Esht e vertet. I ka dhen nje katunari,dmth atyre qe jane pas tij,44 hektare toke ne vendin ku po ndrton ky tipi. Une punoj ne gjuk dhe e di rastin. Ajo eshtekryetare dhe e ka mare vet cehtjen per ta gjyku. Me gjykates te vetem.vet zot vet shkop.le ta zgjjdhi reforma ket pun. Hahaha

  6. Genci says:

    Nuk kanpranuar ata te ipotekes se durrsit ta regjistrojne vendimin e joanes bravo

  7. sokol says:

    Lalzi eshte i Metes dhe i Berishes ai qe tenton te futet atje do e vrasin si ate gjyqtarin nga vlora

    1. mirel says:

      Po ne thame se do na i hiqte qafe Reforma kriminelet. Po vetem sa i sistemoi me mire.

  8. shqiptar says:

    sa mire ja bene!keta PO rrembejne tokat tona si maloket ne kohen e saliut te pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje