Ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE-së u krye nga vrasës profesionistë

10 Shtator 2016, 17:41Kronika TEMA

Ditën e sotme Policia ka gjetur një automjet të djegur, i cili u përkiste atentatorëve të ish-drejtorit të OSHEE-së, që u vra mëngjesin e së premtes në qendër të Rrëshenit.

Burime nga policia thonë se autorët që eliminuan Saimir Jakun i kishin vënë flakën mjetit dhe e kishin fshehur në Malësinë e Kurbinit, afër fshatit Vinjoll.

Po të njëjtat burime thonë se ekzekutimi mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë.

Dyshimet kanë lindur për shkak të mënyrës së si kanë vepruar dy autorët, raporton Panorama.

Automjeti rezulton se është i vjedhur. Po kështu, atentatorët kanë qenë të kujdesshëm, duke mos lënë gjurmë në mjet.

Gjendet i djegur automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes së Saimir Jakut, mëngjesin e së premtes, në qendër të Rrëshenit.

1 komente në “Ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE-së u krye nga vrasës profesionistë”

  1. ilirjan says:

    Por më profesioniste është Policia e Rrëshenit dhe e rilindjes së Sajmirit: makina e krimit u kap në vëndin e ngjarjes , në Rrësh , më falni, në Kurbin.
    Profesionalizëm në kulm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje