Shërbimet e Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij.
Rreth orës 13:00, të ditës së sotme, në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër, person me preçedent të mëparshëm kriminal.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç.
Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Në përfundim të veprimeve proceduriale që do të kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë do tju nisim informacion përfundimtar, thotë njoftimi i policisë.
Erdhen zgjedhjet luft me njeri tjetrin per karriget e hajduterve
Ky eshte fenomeni “berisha”! Por ai harron se nuk eshte me 96! Keta jane disa injorante militante apo “te forte”, qe shfrytezohen akoma nga krimnineli Berisha! Shikoni Noken apo Paloqen apo Srazimirin! Inteligjence zero! Injorante servile! Keta njerez i kane ngelur PD se Berishes!
Krimineli i Pd,futeni ne Burk pisin,I rekomanduari i lulushit per te mbrojtur votat
Kojani nonen cubit t Berishes