Zhvendosja e muxhahedinëve iranianë me sa duket është drejt fundit dhe kalimi i tyrë në Shqipëri është çështje orësh.
Dita e premte shënoi dhe zhvendosjen e grupit të fundit të muxhahedinëve nga “Kampi i Lirisë” në Irak, drejt Shqipërisë.
Në njoftimin zyrtar, Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit nuk përcaktoi numrin e saktë të tyre.
Gjatë procesit 5-vjeçar të zhvendosjes, muxhahedinët janë strehuar në vende të ndryshme europiane, duke përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Finlandën, Danimarkën, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën.
Rreth 2.000 banorë e kanë lënë Irakun që nga fillimi i vitit 2016. Në deklaratën e Këshillit kombëtar të Rezistencës, qëllimi i regjimit iranian nuk është të shohë largimin e anëtarëve të “Kampit të Lirisë”, por sipas tyre, përkundrazi kërkon t’i vrasë apo t’i bëjë ata të dorëzohen, raporton “T.CH”.
Muxhahedinët kërkojnë njëkohësisht drejtësi për 30 mijë të burgosur politikë, masakruar në vitin 1988.
Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tëra në Irak, nën mbrojtjen e Sadam Husseinit, por pas rrëzimit të regjmit të tij, grupi u mor në mbrojtje të ushtrisë amerikane.
Në kohën kur kjo e fundit u largua nga Iraku, lindi nevoja e zhvendosjes së tyre në vende të treta.
Shume vende e refuzuan kërkesën e Departamentit amerikan të Shtetit për pranimin e muxhahedinëve, për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin.
Bujrum, bujrum o mujahedina birazere te Zikes,Dervish Mallutas,plakut camtironi pe linxe,rahimondi vlonjat,ramy,net e kesisoi rrace bastarde turkoshakesh…………madje Hanemet e ketyre edepsezeve shqipfoles ju presin me buke,kryp e …………..shalet hapur!!
Asnje vend nuk i mori ata , me perjadhtim te Shqiperise
Qe te themi te drejten, jane bere te nevojshem ca muxhahedine per ti rrefyer vendin Janullatosit dhe veglave te tij qorre.