Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, arrestuan Besim Nasufin, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë.
Në pranga ra edhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në U.B Tiranë.
Në njoftimin policisë thuhet se ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit TCh, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njëri-tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga studentë të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.
Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Policia bën të ditur se materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga Nenet 245/1 – 25 të Kodit Penal.
Edhe Ilir Metes i doli video duke mare rryshfet por nuk e arrestuat!!! Te dhjefsha mu ne drejtesi.
Eshte universiteti bujqesor i tiranes,jo i kamzes.Pra UBT i Tiranes
cfare mund te preses nga ky NasufNasufiqii Nosuit,,, qe i perket ndonje fisi diku andej nga shkretetirat ku bashkohen bashke Afganistani – Irani dhe Pakistani ,,,, edhe atje keshtu bejne pazar emgrinatesh,,,me jep leket ose I will cutt off your balls per kusur,,,,hehehee
Race e keqe je o Nasufiq,,,, per mua duesh varur prej loqesh ne litar…
Hajt Shnet!!!