EMRAT/ Prangosen në Itali 5 bosat shqiptarë të kokainës

7 Shtator 2016, 20:45Kronika TEMA

Policia e Riminit në Itali ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të gjerë anti-drogë. Në pranga janë vënë 18 persona mes tyre 5 shqiptarë.

Të tjerët janë italianë dhe marokenë. Operacioni ishte koduar “Life Style”. Në pranga ranë shqiptarët: Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj.

Sipas policisë së Riminit dyshohet se shqiptarët kanë furnizuar për një kohë të gjatë një grup kriminal në këtë zonë me kokainë.

Burimet thanë se shqiptarët e merrnin kokainën në Holandë dhe më pas ua shisnin italianëve. Negociatori i drogës ishte shqiptari Denis Muça. Në këtë operacion ishin përfshirë mbi 100 policë.

3 komente në “EMRAT/ Prangosen në Itali 5 bosat shqiptarë të kokainës”

  1. Mirush says:

    Po sikur janë 5 me duket …

  2. brraka says:

    Kater apo pese…..?

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Te 5 ”bossa” sunite,joshqiptare, kshq varu kkkkkkkkk……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje