David Qose në gjyq: S’doja ta vrisja efektivin e FNSH-së, më qëlluan të parët

6 Shtator 2016, 11:05Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot “arrest me burg” për David Qosen, i cili vrau policin e FNSH-së disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri në banesën e tij.

Ai e ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të policisë, por më parë tha se e kishin qëlluar të tjerë nga mali në drejtim të shtëpisë së tij.

Qose ka deklaruar në gjyq se nuk kishte qëllim të vriste policin.

“Doja që efektivët të mos hynin në banesë. Qëllova sepse në banesën time u gjuajt në fillim nga banesa e fqinjit nga mali”, u shpreh ai.

Mbi të rëndojnë tre akuza, “vrasja e policit”, “vrasje e policit në tentativë “dhe “armëmbajtje pa leje”.

Avokatët e Qoses thanë se ngjarja mund të konsiderohet si ‘vrasje nga pakujdesia’.

2 komente në “David Qose në gjyq: S’doja ta vrisja efektivin e FNSH-së, më qëlluan të parët”

  1. Edkari says:

    Deshmori Atdheut ja hapi vete gropen vetes.
    Pamvaresisht se je polic apo cfare mutin je
    nuk mund te shkosh e te qellosh tjetrin ne
    shtepine e vet se pastaj vjen pergjigja dhe nuk
    vonoj por erdhi si e kerkove.

    1. Edi says:

      Mbi te gjitha DAVIDE QOSAJ ishte i semure dhe Nuke ishte kriminel pore policia ishte e papregaditur pa negoziatore Ku si negocitore ishin automblindat dhe armet kundratank per Ta djegur davidin dhe shtepine sebashku Police Europiane……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje