15 vjet Komandë e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kodheli: Ekspertizë shqiptare të gjitha vendeve aleate e atyre partnere

5 Shtator 2016, 12:19Kronika TEMA

Forcat e Armatosura kanë festuar sot 15-vjetorin e themelimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, e cila organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe civilëve në Forcat e Armatosura.

E pranishme në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli theksoi rëndësinë që ky institucion ka për FA, duke u renditur përkrah tre forcave kushtetuese.

Në fjalën e saj, znj. Kodheli falënderoi gjithë brezat e punonjësve të arsimimit ushtarak që ndër vite edukuan breza të tërë ushtarakësh, për të qenë pjesëtarë të denjë të Forcave tona të Armatosura.

Megjithatë ky përvjetor i krijimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes e gjen këtë institucion përballë sfidave të reja, të cilat ministrja Kodheli u kujdes t’i sillte në vëmendjen e të pranishmëve.

“Dua të vë theksin në dy mundësi të arta që FA kanë për t’i ofruar ekspertizë shqiptare të gjitha vendeve aleate e atyre partnere. Së pari, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky kurs vazhdon të jetë vetëm “I Listuar nga NATO”. Pres nga drejtuesit e KDS që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të ngritur nivelin e këtij kursi, për të përmirësuar kushtet e kurrikulat, e gjithçka tjetër e nevojshme për ta akredituar këtë kurs nga Komanda e Aleancës për Transformim.

Së dyti, Qendra e Ekselencës për të adresuar Fenomenin e Luftëtarëve të Huaj Terroristë. I kemi kaluar etapat e nevojshme në dimensionin politik në NATO-s. Kemi mbështetjen e shumë vendeve aleate dhe kemi nisur negociatat për ta akredituar si qendër ekselence të NATO-s. Është pikërisht puna juaj, të nderuar punonjës të KDS, që duhet të na nderojë edhe në planin ndërkombëtar.” – nënvizoi ajo.

Në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes ku dhe u zhvillua kjo ceremoni, ishin të pranishëm, zëvendesministri z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i  KDS gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantët e forcave, ushtarakë, të ftuar  etj.

Në përfundim, për të pranishmit u shfaq një material i shkurtër filmik për punën 15-vjeçare të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

1 komente në “15 vjet Komandë e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kodheli: Ekspertizë shqiptare të gjitha vendeve aleate e atyre partnere”

  1. Per vlerat duhen respektuar says:

    uroj kete dite, ku 15 vjet me pare u krijua (TRADOC), KDS dhe punen e bere nga ministria [er reformimim e F.A, nga ministria Kodheli
    nga keto foto te ceremonise nuk munda te shikoj asnje nga kuadrot qe hodhen firmat e para ne kete institucion me punen e tyre plot perkushtim
    ngriten edhe qendren e rekrutimit dhe stervitjes ne bonavi
    1 .gjeneral Brigade R Perlat Sula
    2. kolonel R Adiatik Hoxha
    3.kolonel R Idajet Qorri
    4.nenkolonel R Hasan Lika
    5 .nenkolonel R Ibrahim Koxhaj
    6. nenkolonel R Nikolin Papa
    7. nenkolonel R Bektash Ago
    8. majore R Natasha Kapxhiu
    9.majore R Shahe Mahmutaj
    10. major R Nasi Gaxho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje