Janë gjetur trupat e dy vajzave që humbën jetën pasditen e djeshme në Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
E.B. 4 vjeç dhe kushërira e saj I.H. 18 vjeç u futën për t’u larë në det por humbën jetën.
Fillimisht është gjetur trupi i vogëlushes 4-vjeçare teksa trupi i kushërirës së saj u gjet pak metra më larg.
Vogëlushja E.B. u nxorr në breg nga deti e pajetë kurse kushërira u gjet pas disa orë kërkimesh nga toka dhe ajri.
Kërkimet nisën në orën 19:15 dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht që edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur ishte mbytur në det.
Ishte shtetasi M.H. 56 vjeç, i cili njoftoi Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur, ndërsa në mesnatë u gjet edhe trupi i pajetë i adoleshentes.
Shkembi i Kabajes!