Profili i të sëmurit që vrau efektivin e FNSH, banorët: Ishte i qetë, prej kohësh jetonte vetëm

3 Shtator 2016, 10:25Kronika TEMA

Fatkeqësitë familjare dyshohet se e çuan autorin e vrasjes së policit në gjendjen e rënduar mendore. Sipas banorëve të Torovicës, nga David Qosaj nuk kishin pasur asnjë shqetësim, veç faktit se ai qëndronte i vetmuar dhe nuk fliste me të tjerët.

Prej dy vitesh Qosaj jetonte i vetëm në banesë. Babai i tij kishte ndërruar jetë prej vitesh, ndërsa e ëma, e paralizuar, jetonte te djali tjetër në Itali. Pesë vite më parë, njëri prej vëllezërve të 30­vjeçarit kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti, duke e rënduar gjendjen psikologjike të David Qosajt.

Nga ana e banorëve të zonës mësohet se për afro 3 vite, i riu kishte nisur të shfaqte shenjat që sollën krimin e djeshëm. “Shumë rrallë u shihte të dilte në fshat gjatë viteve të fundit. Megjithatë, ai asnjëherë nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe ishte një tip i qetë”, flasin banorët.

Me gjithë shenjat, as vetë David Qosaj e as familjarët e tij nuk e kishin drejtuar për te mjeku përkatës, por prej 2 vitesh e lanë të jetonte i vetëm në Torovicë, ndërkohë që sëmundja po përparonte, shkruan Panorama.

“Unë e njoh shumë mirë autorin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka qenë person problematik, ndonëse prej tre vitesh mendoj se ka qenë i sëmurë. Davidi më shumë qëndronte në vetmi, nuk dilte nga banesa dhe nuk kujdesej për veten. Kohët e fundit e kam parë që dilte në fshat, por në asnjë rast nuk ka krijuar konflikte dhe probleme. Ai prej shumë vitesh qëndronte i vetëm, pasi nëna e tij ishte e paralizuar dhe kishte shkuar në Itali tek i biri për të jetuar. Me sa di unë kanë dashur ta marrin edhe Davidin atje, por nuk ka pranuar që të shkonte në Itali”, thotë Ded Çuni, banor i Torovicës.

Ai tregon se shpeshherë në Shqipëri vinte i vëllai dhe kujdesej për të, por 30­vjeçari nuk pranonte që të vizitohej. “Përgjatë 5 orëve kemi përjetuar frikë të gjithë në fshat, pasi të shtënat e armëve nuk kanë pushuar gjatë gjithë kohës”. Nga të dhënat e para dyshohet se arma e llojit automatik ka mbetur në banesën e familjes Qosaj që prej trazirave të vitit 1997.

Autori e ka marrë dje armën, duke qëlluar me të në drejtim të malit. Nga breshëria e plumbave ka marrë zjarr masivi pyjor. Banorët lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit, të cilët u ballafaquan në vendngjarje me kundërpërgjigjen me automatik nga ana e David Qosajt. Vetëm pas 6 orësh u arrit të bëhej ndalimi i autorit, i cili ekzekutoi efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra.

7 komente në “Profili i të sëmurit që vrau efektivin e FNSH, banorët: Ishte i qetë, prej kohësh jetonte vetëm”

  1. andrea says:

    Jane pasojat qe ka lene sali kriminel i me hapjen e depove te armeve jane plage te hapura .

    1. Edkari says:

      Menyra si te prezantohen disa police ben qe dhe Konstandini
      te ngrihet nga varri dhe te zbraze karikatorin.
      Policia eshte shkaktarja e tragjedise dhe kjo ngjarje te behet mesim.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Po edtrapi policia e ka fajin..Mos I merr ne telefon kurr, kur te duhen. . Vdeksh ne meshiren e fatit. ..

  2. Maloku says:

    Nuk e kuptoj pse e kan arrestuar
    Esht dashur ta qellojn per te vdekur ket qelbesir dhe vrases.
    Lereni keto pallavra i semundur mendor
    Po te ishte i semur mendor sdo kishte fuqi ta shkrepte autmatikun per 6ore rresht.

    Ngushllime fsmiljes se policit te vrar nga dora makabre e krimit.

  3. alidije says:

    Dhimbje dhe ngushellime familjareve te policit te vrare.
    Eshte shume e vertet qe, te gjitha keto pasoja kane ardhur dhe vijne nga udheheqia e mbrapesht e Sali kriminelit.
    Erdhi koha qe ,te pergjigjet per te gjitha bemat e tija.
    Te mos kete asnje tolerance per te .
    Nese eshte i zoti ,le te mbrohet ne zyrat e drejtesise per pafajsine e tij.
    Shkuarja e tij para drejtesise,do te qetesoje mbare publikun shqiptar,pavaresisht se mund te marre edhe pafajesi.

  4. alice says:

    eh mor Sali Krimineli c’fare i ke ba ketij populli ti . te zenshin gjunahet o kriminel.

  5. nuk ka tym pa zjarr says:

    Eshte skicifreni. E trasheguar ne gen. Shfaqet rreth moshes 27 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje