Zjarr në Presidencë nga një masë elektrike, llambadari djeg kolltukun e Nishanit

2 Shtator 2016, 23:37Kronika TEMA

Një nga zyrat në godinën e Presidencës është përfshirë nga flakët rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Pas njoftimit policia dhe dy zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi në godinën e Presidencës.

Sipas burimeve nga policia shkëndija elektrike dhe rënia e një llambadari nga tavani ka shkaktuar djegien e pjesshme të kolltukut në zyrën e protokollit, por situata është vendosur me shpejtësi nën kontroll duke mos lejuar përhapjen e zjarrit.

Shefi i Parandalimit të zjarreve Arjan Ahmetaj deklaroi ndërhyrja në kohë parandaloi përhapjen e flakëve në ambientet e tjera në Presidencë.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Presidenca ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu një nga zyrat e institucionit mbrëmjen e sotme.

“Në orët e mbrëmjes së ditës së premte, një nga zyrat e administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës është përfshirë nga zjarri. Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të Gardës së Republikës e më pas edhe të zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke lënë pas vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Presidencës.

12 komente në “Zjarr në Presidencë nga një masë elektrike, llambadari djeg kolltukun e Nishanit”

  1. Lumi qe mori Vunone says:

    Shyqyr qe na shpetoi “presidenti”, se, perndryshe do ta mirrte lumi vendin.
    Ishim me fat qe na shpetoi zoti presidentin.

  2. zhoztituta says:

    Epo nuk bie abazhuri mbi mut thote populli

  3. mergim tari says:

    Edhe thone pastaj qe “NUK BIE ZJARRI NE PRESIDENCE” !!!!!!!!

  4. Vjosan says:

    Hahahah, pse te gjithe qeshin sa here permendet kjo Presidenca. Pu-pu ci kemi bere vetes me kete Jarin!

  5. true says:

    Do tja kete bere ndonje me telekomandim. Te fillonjne me njehere hetimet dhe presidenca te mbyllet dhe te transferohet ne SHQUP.

  6. Jari hiq siguresat says:

    Obobo sapo shkoi Nishanlliu ne shenjterimin e Nene Terezes dhe komunistet i dogjen kolltukut, me siguri Papa Françesku do i fale nje kolltuk e ri, nga ato antiket me vrime ne mes per kryer nevojat personale pa u çuar ne kembe. Jari mos e ler me vetem postin se ta marrin keta horra komuniste.

  7. malcori i virgjen pensjonist says:

    kolltuku u dodh.po bytha e nishanit a pshtoj?
    apo,i ka mor bytha flak presidentit!
    ruaj bythen president,
    esht pjesa me e rendsishme jotja!

  8. orakulli i delfit says:

    it’s a sign, time to go…

  9. tafili says:

    po pse thon atehere nuk bie rrufeja ne hale ja qe renka po ta kishte djegur edhe president leshin se nji kukull ne duarte e saliut eshte.

  10. dymi says:

    Moooooooosssssss! Ku do ta vëri tani byrekun Presi……?!?!?!

  11. noa says:

    ore ndonje prapaskene ka ketu po se cfare ppppsssss

  12. Luca says:

    Nishan ,me verte dukesh mamluk
    shkendije zjarri pa menduar
    sa keq ngele pa kolltuk
    zjarrin kush e kish derguar ?

    zjarrin e vuri Edvini
    per prapesira nuk te fal
    kete problem me Salen ngrini
    Presidenti dixhital

    ish kolltuk nga ti i nxire
    President …s’ u ndjeve kurre
    djeg i teri ,ishte mire
    me ty vinte era shurre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje