Detajet nga operacioni në Lezhë: Si u kap i sëmuri mendor që vrau oficerin e FNSH-së

2 Shtator 2016, 19:54Kronika TEMA

Pas shumë orësh policia finalizoi një operacion të vështirë, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe një efocer i FNSH-së, Ardian Kodra. 30-vjeçari David Qosja ishte ngujuar në banesën e tij dhe po bënte rezistencë me armë.

Fillimisht shkuan FNSH e Shkodrës për ta arrestuar, por duke mos pasur informacion mbi rrezikshmërinë e personit operacioni dështoi, ndërsa mbeti i plagosur një oficer i cili ndërroi jetëë më pas në spital.

Pasditë mbërritën nga Tirana forcat RENEA, të cilat evukuan zonën përreth.

Snajperët morën pozicion për qitje, ndërkohë autori ishte fshehur në një dhomë ku RENEA s’kishte fushëpamje. Disa herë David Qosja tentoi të arratisej, por nuk ia doli derisa RENEA veproi me gaz lotsjellës dhe më pas me një granatë “trullosëse” për ta shpërqëndruar. Në këtë moment oficerët e RENEA-s hynë në banesën e dëmtuar nga shpërthimi dhe bombat molotov, duke e arrestuar.

Të dhënat e para thonë se Qosja s’ka marrë asnjë plumb, përveç disa dëmtimeve të lehta, raporton Lapsi.

Vazhdimisht ai ka refuzuar të negocionte me policinë duke qëlluar me armë, si dhe tentoi t’i vinte zjarrin katit të dytë të shtëpisë për të shpërqëndruar policinë. Siç shihet edhe nga fotot që shpërndau policia, banesa është dëmtuar shumë nga shkëmbimi i zjarrit për orë të tëra.

1 komente në “Detajet nga operacioni në Lezhë: Si u kap i sëmuri mendor që vrau oficerin e FNSH-së”

  1. Edkari says:

    Jeni mesuar me çapaçula po ne veri ju qijne ne bythe.
    a e mbani mend helikopterin e policise qe e rrezuan ne Dukagjin.
    Sa per policin e vrare dua te them nje pjese nga BIBLA-kush mban shpate,nga shpata do vdese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje