Policia rrëzon përdhunimin e 23-vjeçares në Durrës: Vajza është me probleme mendore

2 Shtator 2016, 12:29Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka rrëzuar pretendimet e prindërve të një vajze 23-vjeçare, se ajo është përdhunuar në vendin e punës dhe më pas është çmendur.

Në një dekaratë për mediat, policia sqaron se janë kryer gjithë hetimet, pas denoncimit të prindërve të Desara Qonikut.

“Më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqëndruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) shtetasia Desara Qoniku”- njofton policia.

Sipas policisë, u janë marrë deklarim mamasë së shtetases Desarës shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj, shtetaseve P.V.dhe A.Xh.

Ato  pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e shtetasit I.P. si”Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23.08.2016″- njofton policia.

Gjithashtu i’u mor deklarim i shtetasit I.P. dhe ish-bashkjetueses së këtij të fundit.

Policia e Durrësit ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj shtetases Desara Qoniku.

Theksojmë se shtetësia Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie të seksit femër gjatë gjithë proçesit të kryerjes së veprimeve hetimore. Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm, me aktin e dëshmisë Nr.740, datë 24.08.2016 , eksperti mjeko – ligjor konfirmon se ndaj shtetases Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çregullime të shëndetit mendor”- thotë policia.

Mjekët kanë vendosur që shtetësia Desara Qoniku duhet të dërgohet për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan.

1 komente në “Policia rrëzon përdhunimin e 23-vjeçares në Durrës: Vajza është me probleme mendore”

  1. Skender-beu says:

    Ka pas qejf te perdhunohet nga mashkulli ku punonte,prandaj ka shpifur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje