Letër kërcënuese kryeministrit Rama, bie në pranga autori: Hetohet për tendenca radikalizimi

2 Shtator 2016, 08:49Kronika TEMA

Kërcënohet kryeministri Edi Rama. Prokuroria ka nisur hetimet për një 57-vjeçar nga Korça, i cili i ka dërguar më 30 gusht letra me përmbatje kërcënuese kreut të qeverisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës, e cila thotë se letra me përmbajtje kërcënuese i është dërguar kryeministrit nga 57-vjeçari, menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet.

Sipas policisë, letrat kishin elementë të nxitjes dhe urrejtjes, ndërsa shtetasi që i dërgoi është Xhibrilemine Keça.

Ky i fundit po hetohet për tendenca radikalizimi e ekstremizmi.

Policia Korçës bën me dije se 57-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe është shtruar në spitalin psikiatrik Elbasan.

“Xhibrilemin Keça njihet për veprime jo normale”, sqaron policia.

Kush është korçari që i shkruajti letra kërcënuese Edi Ramës?

Xhibrilimin Keço, 57 –vjeçari që po hetohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, nuk është emër i panjohur për Policinë e Korçës.

Ai është ndaluar afro një vit më parë, por është lënë i lirë pasi u konstatua se është me probleme mendore.

Arrestimi i tij erdhi për shkak se ai kishte hapur një varr në varrezat e Korcçës dhe kishte futur një arkivol bosh.

Arkivolin e kishte mbushur me letra, shkrime e libra me përmbajtje radikale.

Policia e hetoi veprimtarinë e tij, por nuk gjeti ndonjë lidhje me grupe radikale.

Për këtë arsye dhe për faktin se ai njihej në të gjithë qytetin si person me probleme psikike, Xhibrilimin Keço u la i lirë.

6 komente në “Letër kërcënuese kryeministrit Rama, bie në pranga autori: Hetohet për tendenca radikalizimi”

  1. Bekimi says:

    Arkivol bosh? Mbushur me letra shkrime e libra! Tani, arkivoli, o ishte bosh o ishte mbushur. Mund të shkruanit se nuk kishte trup të vekuri, por jo bosh.

    1. Edkari says:

      Kryeministri yne eshte bere i padurueshem dhe per te cmendurit por
      kryeministri yne eshte ne pushtet nga injorantet.
      nje injorant ne krahasim me te gjithe te tjeret eshte ne kuoten zero

    2. arbereshi says:

      o Bekim me shume imtesi po e analizon lajmin. Ky Xhebriliminis eshte binjak me Fotaqis dhe kusheri i pare me PUCOFAGO, Claus, Klizmen, Andonaqis e ca te tjere qe nuk ja mbaj mend emrat por qe jane fis i degjuar ketu tek MERO.

  2. Argjirokastriti says:

    Vetem Te Marret, vetem te Marrosurit pra
    do ta shpetojne ate vend.
    Se, normalet, o jane trembur, o jane blere…

  3. duno says:

    KY i marri qe shkruan letra nuk perben ndenje rezik per njerezine , por cfar ti beshe ketij te marrit tjeter qe megjithse ishte diagnostikuar si i tille , arriti te behej edhe kryeminister , e tani po mer ne qafe nje popull te tere . Nen drejtimin e tij SHqiperia po kthehet ne nje cmendine te madhe , ku normale jane vetem ata qe vendosin te ikin nga ky vend i helmuar .

  4. ps says:

    @duno,

    e ke fjalen per sali halen se ai eshte me kartel qe ne kohen e monizmit dhe sot akoma pellet si gomar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje