Robert Kulla është person me precedent penalë. Ai ishte arrestuar më parë nga policia për rrëmbim mbajtje peng personi dhe për armëmbajtje pa leje.
Foto e tij u publikua nga e përditshmja Panorama.
35 vjeçari është një nga grabitësit e Bankës në zonën e Ish Bllokut bashkë me Roland Litin (Zekaj) dhe me 23-vjeçarin Alan Babameto. Robert Kulla është me arsim tetëvjeçar njoftoi policia.
Burime nga policia thanë se një gjurmë e gishtit të njërit prej grabitësve rezultoi se i përkiste Roland Liti (Zekaj). Kjo ka qenë gjurma që rrëzoi të gjithë planin e grabitjes së bankës dhe çoi në identifikimin e tyre.
Një ditë pas grabitjes së bankës, 37-vjeçari Roland Liti (Zekaj) bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar jashtë vendit, drejt Malit të Zi. Policia sekuestroi edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura.
Sipas srejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.
C’lind nga macja,gjuajne minj-ka thene populli.
Si puna e ketij tipit jane kandidate mbi 90% e shqiptareve, keshtu qe nuk perben ndonje lajm kjo foto, por ajo qe nuk mundem te kuptoj eshte se mbas me shume se gjysem shekulli shqiptaret nuk mund te kuptojne akoma vleren e parase se tyre, lekut!!!!
Ne cdo vend te botes vlera e monedhes vendase ka ndryshuar dhe ndryshon, eshte cvleresuar dhe vleresuar, por ne asnje nga keto vende qe te nesermen e percaktimit te vleres se parase se tyre nuk flitet me me “vleren e re” apo “vleren e vjeter” te parase!
Vlera e parase eshte nje, pikerisht ajo qe shkruan kartmonedha!
Nje amerikan me nje kartmonedhe 100 dollareshe ne dore nuk mund te deklaroi se ka 10 dollare “te vjeter” sepse aq eshte vlera e 100 dollareve te sotem ne krahasim me 60 vjet me pare!!!!!
Po italianet e shkrete (meqenese i kemi gjitone dhe i kemi ndjekur nga afer me ane te informacioneve qe na pasqyronte RAI ne vitet 1970-1980 e 1990) cfare duhet te deklaronin kur lireta e tyre nder vite cvleresohej me nga nje zero cdo vit??!!
Atehere si ka mundesi qe shqiptari flet e shkruan akoma me “lek te vjetra e te reja” dhe aq me keq qe ky “lek i ri” i viteve 1960 ne fillimin e viteve 1990 humbi vleren reale te dy zerove te pasme te tij??!! Kur nje vlere 1000 lekeshe ne 1990-en ishte nje page mujore e mire drejtori ne nje ndermarrje shteterore apo paga dy-mujore e nje punetori fabrike, ndersa sot, nje vlere 1000 lekeshe eshte paga dy ditore e nje punetori te pakualifikuar, atehere ky “lek i ri” si duhet percaktuar sot??!!
Kur duhet ta kuptojme qe shifra 1000 eshte 1000, qe nje monedhe 1000 lekeshe ka vleren reale te 1000 lekeve dhe nuk nuk mund te quhet as e re dhe as e vjeter?