DETAJET/ Arrestohen 3 grabitësit e bankës në Bllok, mes tyre edhe djali i Nehat Kullës. Gjendet një pjesë e parave

31 Gusht 2016, 19:30Kronika TEMA
DETAJET/ Arrestohen 3 grabitësit e bankës në Bllok, mes tyre edhe

Policia e Tiranës ka arrestuar tre grabitësit që vodhën kasafortën e një banke të nivelit të dytë në zonën e IshBllokut.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i rendit të Tiranës, Ervin Hodaj.

Grabitwsit janë arrestuar në Tiranë rreth orës 17:30.

Mes tw arrestuarve është Robert Kulla, djali i Nehat Kullës.

Tre personave u janë gjetur edhe një pjesë e parave të vjedhura nga kasaforta e bankës, nga rreth 200 mln lekë që u vodhën.

 

Njoftimi i policisë:

Pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori per Krimet e Renda Ndaj Jetes dhe Prones , Sektori per Operacionet Speciale Dhe Kerkimit, ne Drejtorine  Vendore te Policise Tirane ka zbuluar autorët e  vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.

Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”DEPERTIMI” dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të  kesaj ngjarje, shtetasit:

1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;

2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier  dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;

3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;

Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale

-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA

-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC

-nje shume prej  16.730 dollare amerikane

-nje shume prej 10.480 euro

-2,625.000 leke te vjetra shqiptare

-karta sim dhe aparate celulare

-nje sasi fishekesh arme gjahu

Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem

Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje

Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te  K.Penal.

3 komente në “DETAJET/ Arrestohen 3 grabitësit e bankës në Bllok, mes tyre edhe djali i Nehat Kullës. Gjendet një pjesë e parave”

  1. Oop xhixhi says:

    Opss I kapi qytetari dichital i sali-karaxhixhit
    Kurse fshatari dixhital po kerkon te pa arrestiarit

  2. Albanistan98 says:

    Like a father like son.Let him to be close to his father.

  3. genti says:

    leke te vjetra shqipetare…bo bo bo cfare injorance

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje