VIDEO/ Vlorë, asgjësohen 40 mijë rrënjë kanabis. Operacionin e ndjek edhe ministri Tahiri

31 Gusht 2016, 10:23Kronika TEMA

Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza realizoi një operacion duke asgjësuar rreth 40.000 rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu janë kapur në flagrancë 4 shtetas në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike:

– Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë;

– Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë;

– Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë;

– Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan.

Autorët kishin krijuar një infrastrukturë të plotë për kultivimin e narkotikëve.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (nga toka dhe ajri), nga  Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.

Ky operacion u ndoq edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje