Goditet nje tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Sekuestrohen 111 kg kanabis sativa dhe arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike.
Gjatë mbrëmjes së djeshme është goditur një tjetër rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.
Rreth orës 20:00, pas kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë AA241ND, në krye të karrocerisë, në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, me gjithsej 111 kilogramë kanabis sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materialem ndërsa u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.
Sa vjet do nga mbjellja deri ne korje hashashi se me siguri do ta kete bjelle Saliu 4 vjet me pare.
Popull i leshte a dini ti beni llogarite 5 euro kushtoi fara ,20% doli mashkull, 35% e mori shefi per garanci,10% puna ruajtja me qen e prashitja dhe tharja 35%e merr dogana te gatshme ne fund nbeli banania, mot me shume shtet shkerdhate
Legalizimi hashashit do ishte nje mase Jo e keqe. Njerezit do ta kishin te sigurte investimin. Nuk do harxhonim helikoptera e police per ta luftuar. Nuk do paguanin nen dore per te mos ua shkaterruar etj. Tashme qe eshte fituar edhe nje eksperience ne kultivimin e tij, pse ta humbasim kete zanat produktiv. Edhe njerezit do fitonin edhe shteti do fuste dicka ne buxhet. Nje dite kjo ka per te ndodhur.