Një drejtues mjeti u kap mat nga policia, pasi ishte duke përdorur telefonin celular në kohën që ishte në timon.
Efeltivët e rrugores e ndalojnë dhe i komunikojnë gjobën prej 1500 lekësh, për shkeljen e kryer.
“A bëhet gjë…?”- pyet shoferi, duke shpresuar se mund të rregullohej pa gjobë.
Por polici vazhdon. “Do marrësh masën e gjobës që të takon”.
Policia sqaron se vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të papajisur me Leje Drejtimi dhe 23 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.