Bashkimi Europian ka parashikuar se nga procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, 10% e tyre do të japin dorëheqje, duke mos pranuar t’i nënshtrohen rivlerësimit të pasurive, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Për këtë arsye, drejtuesi i misionit të EURALIUS ka propozuar dhe më pas vendosur në projektligjin e ri “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që te Shkolla e Magjistraturës të hapë kurse jashtë radhe për magjistratët e rinj.
Në një debat të zhvilluar më dyer të mbyllura, Rainer Deville, drejtori i misionit të EURALIUS, ka argumentuar faktin se Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë e gatshme për të plotësuar vakumin e sistemit të Drejtësisë, si pasojë e dorëheqjeve, shkruan Panorama.
Në projektligjin e ri të vetingut është reflektuar fakti se për vitin 2016-2017 do të hapen vende për 25 magjistratë të rinj në Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që më parë ishin parashikuar vetëm 5 studentë të rinj.
“Shkolla e Magjistraturës në shtator fillon vetëm me 5 vende që janë kërkuar. Pra, kursi nuk do të jetë i plotë, duhet të fillojë me të paktën 25 vende, sepse si rezultat i procesit të vlerësimit, disa njerëz, 10 njerëz, mund të japin dorëheqjen dhe në vitet në vijim do të na duhen ata 10 njerëz që të na plotësojnë këto vende bosh. Pra, në ligj na duhet numri 25, sepse ndryshe Shkolla e Magjistraturës dhe legjislacioni aktual nuk do të kenë mundësi të mbushin vendet bosh dhe duam të fillojmë që në shtator me këtë gjë. Pra, ky ligj kalon menjëherë për kursin e radhës. Do të keni dhe një tjetër në prill, nuk e kemi marrë parasysh këtu, edhe tjetrin që do të jetë në shtator të 2017-s, bëjeni po kështu”, është shprehur Rainer Deville gjatë debatit me dyer të mbyllura në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Ai ka dhënë dhe shembujt se si ky proces është zbatuar në Kosovë, ku, sipas tij, u larguan 10% e gjyqtarëve. Për Shqipërinë, zyrtari i BE-së ka parashikuar të njëjtin skenar, nga 800 magjistratë, 80 prej tyre do të dorëhiqen.
“Edhe në Kosovë 10% dhanë dorëheqjen. Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10%, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t’i zëvendësojmë. Pra, 3×25 do të jetë numri i cili do të na plotësojë kapacitetet që do të na mungojnë”, është shprehur Deville.
Sipas ligjit kush ka vjedhur me thase parate e populli, jep doreheqjen dhe deri sa te vdese nuk i gacmohen pasurite e vjedhura! me duket absurd. Per mua le te japin doreheqjen nga detyra, por pasurine e vjedhur duhet te ja kthejne atij qe ja kane marre. Dhe kete duhet ta beje prokuroria dhe ta sekuestroje. Ndryshe ne çdo rast vjedh dhe pastaj jep doreheqjen. DMTH do shkojne neper detyra vetem per te vjedhur. edhe pash do kandidoja per gjykates, do shkoja ne detyre, do vidhja sa te mundja dhe pastaj nuk pranoja verifikim pasurie dhe do te jepja doreheqjen! Absurde.
Po pse te behet kjo gje me dyer te mbyllura
Se kemi hallin e qyqetarit dixhital ose vettingu te merret me vone me kete ceshtje sa te gjendet qyqetari dixhital qe te dime se behet ose te shkojne ne shkolle mbesa e saihut qe te rregullohen keto pune sic duhet Dhe lulushja pse nuk i ka paraprire ketyre sfidave
Sepse dhe nga Dibra salihu nuk eshte i kenaqurr me numrin e paket te furgonave qe te pakten duheshin dyfishuar Tani cduhet te bejme lind ?
Skeni cfar prisni O burra dhe gra ne Protesta
Nuk me duket e drejte qe,ata qe japin doreheqje i shpetojne vetingut,dmth nuk hetohen per pasurine,vjedhjet e profesionalizmi etj.Ata dalin te fituar,se me parat e marra padrejtesisht ata rrojne si konta,dhe i rruat populit qe paguan taksat.Majmen gjyqetaret,prokuroret,politikanet.Kesaj i thon “puno ti o fatkeq,dhe ha ti o barke dreq”.Per mendimin tim,edhe ata qe do japin dorheqje vullnetarisht,duhet te hetohet ne menyre te gjithanshem.
ORE DOREHEJA E TYRE ESHTE NJESOJ SI TE KAPESH HAJDUTET E BANKAVE ..TE DOREZOHEN DHE TE MBAJNE PARATE,,,HAHAHHAHPRANDAJ LERINI SIC JANE SE NUK VJEDHIN ME,,,,,
Ne qofte se dorheqja nga vetingu nuk ben Dhe sekuestrim e grabitesve eshte Teper tallese sepse keto jane Fajtoret kryesore per kaosin qe ata kane krijuar se bashku me politiken dhe krimin e organizuar nga keta te fundit Drejtesia te behet Drejtesi