Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Golem. Burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë në banesën e tyre dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Burimet zyrtare thanë se nuk dihet ende asgjë në lidhje me motivet e këtij krimi të rëndë. Mosha e autorit është 73 vjeç, ndërsa viktima 5 vjet më e vogël se bashkëshorti.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:50,tek kompleksi “Murrizi”. “Shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
qenka vrases “i nershem” se dorzohet vet!
a rrota kari rrota kari!
vret tjetri grun plak!
debil plak
shtet sakat.njers sakat n tru.
shif dhe makinat e policis si e kan t shkrujtmen “policija”,gjysmake. polici sakate.
Nuk na duhet motivi..apokalips