Pse nuk flet PD-ja, për vdekjen e dy fëmijëve në Korçë (ku është përfshirë edhe nënkryetari i saj)

28 Gusht 2016, 10:51Kronika TEMA

Prej disa javësh, PD po bën politikë me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjokaj në ladfillin e Sharrës.

Sipas saj, përgjegjësia për vdekjen e tij bie mbi kryebashkiakun Erion Veliaj.

Por, vetëm pak ditë më parë ndodhi një ngjarje edhe më e rëndë në Korçë.

Dy fëmijë në moshën e Arditit u mbytën në një gropë.

Policia ka nisur hetimet dhe ka proceduar tre persona.

Mes tyre është edhe ish-kryetari i Komunës Drenovë, aktualisht nënkryetarii PD-së në Korçë, Flamur Sala, si dhe vëllai i deputetit të LSI-së në Korçë, Pirro Kapurani, Vasili Kapurani.

Por, në këtë rast PD-së i është kyçur goja.

S’ka se sit ë flaës për njerëzit e saj, që mbajnë përgjegjësi direkte për vdekjen e dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë, i datës 26 gusht:   

Policia  ka vijuar me verifikimet, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën (u mbytën)dy kushërinj.

Procedohen penalisht Administratori i Shoqërisë, e cila ka  shfrytëzuar tokën,  gjithashtu ish-Kryetari i Komunës Drenovë, si edhe Administratori i kësaj Njësie Administrative, për “Shpërdorim detyre” .

Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.08.2016,  në fshatin Qatrom, në të cilën  humbën jetën shtetasit A.T dhe R.T, duke u mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, ju sqarojmë se :

Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimeve të Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin për veprën penale: “Shpërdorimi i tokës”ndaj shtetasit:

V.K, 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Administrator i një  shoqërie private, në fushën e qeramikës.

Nga verifikimet e kryera kjo shoqëri, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në  gropën ku humbën jetën, dy kushërinjtë.

Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve :

F.S, 57 vjeç, banues në Korçë,  me detyrë ish-Kryetar i Komunës Drenovë dhe

M.M, 31 vjeç, banues në fshatin Qatrom, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Drenovë.

Shtetasit e lartpërmendur, duke qenë me detyrë Kryetar dhe Administrator, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme, për kontrollin e aktivitetit të ushtruar, në territorin e kësaj njësie.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

4 komente në “Pse nuk flet PD-ja, për vdekjen e dy fëmijëve në Korçë (ku është përfshirë edhe nënkryetari i saj)”

  1. Ermir says:

    Kur vret PD ja nuk quhet prandaj rrini urte, ata vrane gjithato njerez ne Gerdec dhe gerdecaret e shiten gjakun me lek dhe ja dhane voten prap PD.

  2. RREMA says:

    eshte dhe nje me mbiemer KAPURANI apo nuk ju leverdis. PALACO

  3. METLAJ says:

    Ju te gazetes tena ne historikun tuaj skeni bere asgje vec pikesynimit tuaj per tu pasuruar duke mbrojtur ata qe jane ne pushtet se sevilizmi ju ka shperblyer Artikulli juaj duket si nje artikull kurvash qe nuk lufton fr
    enomenin por itregojne shoqerise se cila eshte shkerdhyer me me shume dhe me te ulte
    te dy rastet kane ndryshim ne tirane kemi nje korrupsion me te madh si nga vlera dhe nga shkekja e sigurimit ne pune kurse rasti i korces vjen vete nga mos kontrolli i zones qe tani per tani nuk kam degjuare te ruhen zonat qe mund te mbyten njezit qe e vertea eshte e pa mundur
    Shkaku i erte eshte vaferia qe i detyroj te tre viktimat te punojne dhe te gjuajne peshqe
    por ne te dy rastet kemi te bejme me lakmitaret e pasurise qe jane njerze te lidhur me partite politike dhe sponzorizues dhe drejtues lokale te tyre
    Konkluzioni mos kundershtoni se deshkimet i japin partit dhe era ligje shkullvetem ata qe si kane ne rrenjet ne to Deri tani rreagimi i shtetit eshte ky ishte fati i tyre

    deri kurr keshtu shpreh ngushellimet e mija familjeve te viktimave
    dhe i lutem zotit keto fate u u persritesishin ne familjet e shkaktareve dhe atyre te heshtjes kut paguhem per ti para ndaluare

  4. mirel says:

    PS-ja nuk mund ta fshehe me fytyren e vet kriminale ruke e maskuar vdekjen me fytyren e PD se. Vertet PD ka bere krimet me monstruoze ndaj shqiptareve, po kjo nuk justifikon PS- ne qe te vazhdoje te kryeje krime dhe te mos mbaje pergjegjesi per to.
    Kjo llogjike e justifikimit rrit sofistikimin e krimit duke implikuar nje nivel tjeter, ate te krimit politik, dhe shteteror.
    Keshtu qe nuk jane me pak kri.inele nga te PD-se.
    Dhe viktimat e Korces jane viktima te shtetit qe nuk i kishte bere me pare kontrollet e dokumentacioneve dhe te kishte rrethuar me vije te verdhe gropen dhe te kush penalizuar PD istet fajtore.
    Pse i kane lene deri tani te pandeshkuara krimet e PDse thellohet vazhda e krimit si ne PS dhe ne PD duke drejtuar gishtin kunder njeri tjetrit, duke vrare shqiptaret dhe duke u shfajesuar se pala tjeter paska bere me shume krime.
    Si eshte puna, PS ja qenka ne gare me PDne per krime? Sipas PS se kur kjo ta kaloje PD ne ne krime,atehere i bie te quhet kriminele.
    Ne Sharre shteti lejoi punesim ilegal te minoreneve dhe ajo qe ndodhi ishte vrasje. As me shume e as me pak nga Gerdeci.
    Vetem nuk plasi si ne Gerdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje