Mbytja e dy të rinjve në Korçë, procedohet penalisht edhe vëllai i deputetit të LSI-së

26 Gusht 2016, 18:24Kronika TEMA

Për ngjarjen e rëndë të para disa ditëve në fshatin Qatrom të Korçës ku humbën jetën dy kushërinj, është proceduar penalisht Administratori i Shoqërisë, e cila ka shfrytëzuar tokën, gjithashtu ish-Kryetari i Komunës Drenovë, si edhe Administratori i kësaj Njësie Administrative.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Mes personave të proceduar është Vasil Kapurani, vëllai i deputetit të LSI-së, Piro Kapurani. Më poshtë komunikata  e Policisë Korçë.

Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.08.2016, në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën shtetasit A.T dhe R.T, duke u mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, ju sqarojmë se :

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin për veprën penale: “Shpërdorimi i tokës”ndaj shtetasit:

V.K, 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Administrator i një shoqërie private, në fushën e qeramikës.

Nga verifikimet e kryera kjo shoqëri, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në gropën ku humbën jetën, dy kushërinjtë.

Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve :

F.S, 57 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-Kryetar i Komunës Drenovë dhe

M.M, 31 vjeç, banues në fshatin Qatrom, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Drenovë.

Shtetasit e lartpërmendur, duke qenë me detyrë Kryetar dhe Administrator, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme, për kontrollin e aktivitetit të ushtruar, në territorin e kësaj njësie.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

4 komente në “Mbytja e dy të rinjve në Korçë, procedohet penalisht edhe vëllai i deputetit të LSI-së”

  1. babo says:

    Normale, te kapen 3 veta per shperdorim detyre e mos jete 1 i LSI brenda tyre ?

  2. Gari says:

    Burg çobenve, kriminelet më të mëdhenj në Korçë

  3. deni says:

    Po Vasili eshte juhist mo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje