FA angazhohet në shuarjen e zjarrit në Malin e Shëngjinit, Lezhë

25 Gusht 2016, 10:28Kronika TEMA

Forcat e Armatosura kontribuan në operacionin për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu pasditen e djeshme Malin e Shengjinit në Lezhë, nga i cili rrezikoheshin banesa, por dhe cisterna karburanti, të cilat ndodhen afër portit.

Në këtë operacion uangazhuanmbi 100 efektivë të Batalionit Vau i Dejës dhe Batalionit Komando.

Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasditës së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit.

Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.

Njëherësh, 4 mjete zjarrfikëse të Komandës Mbështetëse u angazhuan në operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Shëngjinit në Lezhë.

Aktualisht rreth 20 forca po qëndrojnë në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje