Rritja e numrit të viktimave në Itali s'ka të ndalur, shumica janë fëmijë

25 Gusht 2016, 09:11Kronika TEMA

Mijëra persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë natës pas serisë së tërmeteve të mërkurën në Italinë qendrore.

Shumë njerëz besohet se ndodhen akoma nën rrënoja, ndërsa më tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duart e tyre për të hequr rrënojat me shpresën për të gjetur akoma njerëz të gjallë.

Numri i viktimave sipas zyrtarëve të vendit fqinj është 247.

“Shumë prej viktimave janë fëmijë”, ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë dhe frika është se bilanci i viktimave do të vijojë të rritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje