Një biznesmen nga Tirana ka bërë një kallëzim në polici, me pretendimin se është mashtruar online nga persona me adresë false, të cilët i kanë devijuar një transfertë bankare, të destinuar për të blerë mallra nga një kompani kineze.
Sipas policisë, biznesmeni I. A. pretendon se persona të panjohur me një adresë e-maili false ë[email protected], e kanë mashtruar duke i vjedhur rreth 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të mashtrimit.
“Më datë 23.08.2016, shtetasi me inicialet I. A. i datëlindjes 09.12.1948, banues në Tiranë, me profesion biznesmen, ka kallzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën prej 10.610,37 Euro dhe 27.787,07 dollar amerikan, nga persona të panjohur me një adresë e-maili fallco [email protected]3.com.
Të cilët nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”. Punohet për identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keto ndodhin dhe ne Europe . MOS DEPOZITONI LEKE NE BAKE !!!