Mariana, murgesha shqiptare që i mbijetoi tërmetit në Amatrice

24 Gusht 2016, 15:46Kronika TEMA

Mes fotove që po bëjnë xhiron e internetit të cilat tregojnë dhimbjen, kurajon dhe forcën e atyre njerëzve të cilët u përballën me tërmetin ishte dhe një murgeshë e cila mesa dukej përpiqej të kontaktonte familjarët e saj për ti informuar se ishte mirë.

Gazetarja e OraNews në Itali Alba Kepi na tregon se ajo është Mariana, 32 vjeçe murgeshë shqiptare e kolegjit të Padre G. Minozzi në komunën Amatrice, një nga zonat më të goditur nga tërmeti.

”Kolegji është shkatërruar plotësisht.

Munda të shpëtoj. Po presim lajme mbi tre motrat e tjera që ndodheshin me mua në manastir dhe dy persona të tjerë mysafir në kolegjin tonë” tha ajo

U kontaktua me selinë qëndrore të këtij kolegji në Romë të cilët u shprehën “se janë të shqetësuara për motrat që ndodheshin në degën e tyre në Amatrice”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje