Një shqiptar u qëllua me breshëri kallashnikovi në zonën e Belgjikë, duke marrë katër plumba.
Bëhet fjalë për shtetasin Liridon Salihi, i cili jetonte në zonën e Alhambras, (pjesë e distriktit të Brukselit) dhe i njohur për komunitetin atje.
Autorë të ngjarjes dyshohen katër vëllezër nga Shqipëria, të cilët e kanë qëlluar bashkatdhetarin e tyre për shkak të kontrollit të trafikut të drogës, prostitucionit si dhe të bixhozit në Alhambra, raporton Ora.
Mediat vendase shkruajnë se të gjithë e dinë se vëllezërit nga Shqipëria i kishin hapur luftë shtetasit në fjalë për shkak se ai i ka dhënë dëshmi policisë për të çmontuar shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën ku jetonte si dhe në disa zona të tjera si në Yser në Bruksel.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në bulevardin “Emile Bockstael”. Sipas njoftimit paraprak të policisë, shoferi i një makine u qëllua me disa plumba, ndërsa ndodhet në gjendje kritike në spital.
Një plumb, shqiptarin Salihi e ka kapur në pjesën e fytit. Megjithatë, nuk ka ende dëshmi që tregojnë vëllezërit shqiptarë qëndrojnë prapa sulmit.
Sipas medias belge, “Dhnet”, policia dhe prokuroria ka të dhënë për rivalitetin e tyre, ndërsa disa prej vëllezërve janë në burg. Gjatë qershorit, Liridon Salihi, kishte deklaruar se ishte i frikësuar për sigurinë e tij, duke folur për kërcënime.
Arrestation après la fusillade à Laeken
EMRI SHQIPETAR ,PO BEHET NJE EMER TMERRI.
Ka qene gjithe jetes i tille emer tmerri qe ne kohen e Ilireve antike pergjate Historise dhe ne kohet e sotme dhe ashtu do te mbese i tmerrshem
nuk ka shqiptar Salihi,flitet per korrake shqipfoles kshq varu kkkkkkkkkkkk…………….allah uakbar!
Ne vitet 1950-1975 hajdutet me te medhenje ne EU kane qene spanjollet,si keto qe bejne shqiptaret sot.
Po mos Harroni qe Hollandezet,Belget,Spanjollet e kane kaluar me kohe,vrasjet,vjedhjet,barbare qe para 200 vjetesh.
Shqiptaret vriten per droge….!?Po ku e morren Drogen..?
Ne port,aeroport,anije,avione,polici….apo e gjeten ne rruge???
Nqs e kane blere ne Belgjike,Shqiptaret nuk besoj se qeverisin Holanden apo Belgjiken?
Keto jane shkrime te gazetaruceve,per nje shkrim qe duhet te jete vertet i MADH!!!